Moti i keq që ka përfshirë vendin, ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në bashkinë Lezhë. Ndërprerjet janë raportuar në njësitë administrative Kallmet, Dajç, Blinisht, Shënkoll, Kolsh dhe Zejmen, si dhe në disa zona të qytetit të Lezhës.
Në lagjen Skënderbej, një linjë e tensionit të mesëm ka rënë mbi disa banesa. Ngjarja krijoi shqetësim tek banorët, ndërsa në njërën prej shtëpive janë konstatuar dëmtime të pajisjeve elektrike.
Lajmi kryesor:
Shiu 'paralizon' Tiranën/ Kaos në qarkullim, qytetarët me orë në trafik! (VIDEO)







