Situata në Bashkinë e Shkodrës paraqitet ende me prezencë dëbore dhe ngricash, me një fshat totalisht bllokuar, si dhe me një njësi administrative me rrugë të paqarkullueshme, me mungesë të energjisë elektrike e shkolla të mbyllura. Situata në Qarkun e Lezhës paraqitet e qetë, ndërsa e Mirditës nën praninë e ngricave dhe me një aks rural të bllokuar. Report Tv raporton se problematika nuk shfaqen as në Rrugën e Kombit dhe ato nacionale, duke përfshirë edhe të Qarkut të Kukësit, pasi paraqiten të kalueshme nga drejtuesit e automjeteve.
Në Bashkinë e Shkodrës, në njësinë administrative Pult raportohet se shkollat vijojnë të mbyllura dhe se nuk ka energji elektrike në 70% të zonës për arsye të dëmtimit të linjave të brendshme dhe se për këtë situatë janë ngritur grupe pune. Raportohet gjithashtu se Fshati Bruçaj është i bllokuar totalisht.
Në Lezhë, pavarësisht temperaturave të ulëta që arrijnë deri në 4 gradë C, ka dalë dielli. Në bashkinë e Mirditës, për shkak të temperaturave të ulëta, vijohet të haset prezenca e akullit. Në këtë bashki, vetëm aksi rural Nënshejt-Lajthizë vazhdon e bllokuar, por mësohet se po punohet për hapjen e saj. Sa i takon furnizimit me energji elektrike dhe zhvillimit të proçesit mësimor në Mirditë, situata është normalizuar dhe mësimi zhvillohet normalisht.
Ndërsa në Qarkun e Kukësit raportohet se vetëm aksi Domaj-Skavicë-Draj Reç është i kalueshëm me zinxhirë dhe se Njësia Administrative Arrën vijon të mbetet e bllokuar.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.2%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2990
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut
25 Dhjetor, 07:51
-
Kisha e 'Shna Ndout' tërheq qindra besimtarë, mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjes
24 Dhjetor, 20:06
-
Reshjet e dëborës në disa akse, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir! Borëpastrueset në terren
24 Dhjetor, 08:39
-
Moti për sot/ Reshje shiu dhe dëbore në gjithë territorin
24 Dhjetor, 07:40
-
Kukës/ Policia në terren: Ka prezencë bore në të gjitha akset rrugore, 2 segmente vështirësi në qarkullim! Mbahet e hapur ‘Rruga e Kombit’
23 Dhjetor, 15:49
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme
23 Dhjetor, 13:45
-
Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet
23 Dhjetor, 12:13
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
‘Darka e të marrëve’, komedia e famshme shfaqet në Lezhë
22 Dhjetor, 20:55
-
SPECIALE/ Mjalti, biznesi i ëmbël që prodhon produkt të shtrenjtë
22 Dhjetor, 18:05
-
Binjakëzimi Mirditë- San Cosmo Albanese, Begaj: Iniciativë për të forcuar marrëdhëniet midis shqiptarëve
22 Dhjetor, 14:32