Reshjet e shiut dhe erërat e forta të ditëve të sotme kanë sjellë probleme në disa prej qyteteve kryesore të vendit, ku pemë e shtylla janë shembur në rrugë, ndërsa në disa qytete mungon edhe energjia elektrike.

Në Tiranë stuhia e fortë e shoqëruar edhe me shi të dendur ka sjellë jo pak probleme në akset kryesore ku pemë të shembura dhe xhama të rëna nga dritaret janë parë sot në rrugët e kryeqytetit duke krijuar vështirësi edhe në qarkullim.

Sakaq e njëjta situatë paraqitet edhe në qytetin e Durrësit ku erërat e forta kanë sjellë rrëzimin e tabelave dhe shtyllave të tensionit. Po ashtu në port është ndërprerë edhe lundrimi i anijeve të peshkimit.

Një tjetër qytet bregdetar është përfshirë sot nga erërat e forta, ku edhe në Vlorë është ndërprerë lundrimi i anijeve. Pezullohet lundrimi në Vlorë e Durrës

Ndërkohë në Gjirokastër, lumi Drino ka dalë nga shtrati si rezultat i mosfunksionimit të kanaleve kulluese duke sjellë bllokimin e rrugës që lidh zonën e njohur si Viroi me qendrën e qytetit.

Problematike situata paraqitet edhe në segmentet kryesore nacionale. Sipas Autoritetit Rrugor aksi Tiranë-Elbasan është e bllokuar prej orë 23:00 të ditës së sotme ku shkak për këtë janë bërë reshjet e shiut dhe rreziku i rrëshqitjeve të dherave në zonën e Ibës. Sipas ARRSH, Tiranë-Elbasan do të vazhdojë të qëndrojë e bllokuar përgjatë fundjavës.Tiranë-Elbasan e bllokuar deri të hënën

Sipas sinoptikanëve reshjet intensive dhe stuhitë e forta te erës do të vazhdojnë në të gjithë vendin gjatë gjithë fundjavës, në zonat malore do të ketë reshje dëborë, më të dendura në veri të vendit.

Tiranë, era e fortë rrëzon pemët dhe xhama dritaresh
Tirana është përfshirë sonte nga një stuhi e fortë ere e shoqëruar me shi të dendur. Copa xhamash janë parë të bien nga dritaret por edhe pemë të shkulura prej erës së fortë.

moti i keq
 
Durrës, shemben tabela dhe shtylla korenti
Reshjet e shiut dhe erërat e forta të ditës së sotme kanë sjellë edhe problemet e para në qytetin bregdetar të Durrësit. Përveç bllokimit të punës në port reshjet intensive dhe erërat e forta kanë shkaktuar jo pak dëme në rrugët e qytetit të Durrësit.

Mjaft shtylla ndriçimi janë rrëzuar si pasojë e erës së fortë, teksa të njëjtin fat kanë pasur edhe pemët dhe disa tabela në rrugët e qytetit bregdetar.

A1 Report sjell foto nga rrugët e qytetit bregdetar të vetëm pak minutave më parë, ku dallohen qartë dëmet e shkaktuara nga erërat e forta.

durres
durres

Gjirokastër, lumi Drino del nga shtrati, bllokohet rruga që të lidh me qendrën e qytetit
Reshjet intensive të ditë sotme kanë shkaktuar probleme edhe qytetin e Gjirokstrës. Më kritike është situata në hyrje të qytetit të gurtë, ku lumi Drino ka dalë nga shtrati duke bllokuar rrugën që lidh zonën e njohur si Viroi me qëndrën e qytetit.

Bllokimi i rrugës nga reshjet ka ardhur edhe për shkak të mosfunskionimit normal të rrjetit të kanalizimeve. Ndërkohë problematike sa i përket përmbytjeve situata ka qënë edhe në lagjet e tjara periferike të qytetit të Gjirokastrës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)