12 orë në det të hapur, trageti me 118 pasagjerë ankorohet në port! Qytetarët: Ishte shumë e lodhshme, i paguam të gjitha vetë, 15 euro një pjatë makarona

Për 12 orë një traget në Vlorë mbeti i bllokuar në det të hapur, për shkak të përkeqësimit të motit nga reshjet e shiut, duke shkaktuar ankth dhe panik të pasagjerët. Por, rreth orës 18:00 trageti i nisur nga Brindisi i Italisë u ankorua në Portin e Vlorës.

Të indinjuar dhe të lodhur nga një udhëtim i gjatë përtej të zakonshmes, pasagjerët shprehen për mediat se pavarësisht situatës kompania nuk iu siguroi atyre ushqimin falas, por e kanë paguar vetë, duke i konsideruar edhe çmimet stratosferike. Ata thonë se kanë paguar 15 euro një pjatë makarona, 4 euro një panine, por ndërkohë ka edhe nga ata që thonë se nuk kanë ngrënë asgjë për shkak të pamundësive ekonomike.

Trageti është nisur nga Brindisi i Italisë mbrëmjen e djeshme në rreth orës 23:00, ndërkohë që në Vlorë u pezulluar lundrimi sot në orën 06:00 të mëngjesit. Vetëm pas përmirësimit të kushteve atmosferike u bë i mundur ankorimi i tij në port.

Historia me pasagjerë që mbesin të bllokuar në traget për shkak të motit të keq, nuk është hera e parë që përsëritet në Portin e Vlorës. Më 30 nëntor, po për shkak të motit të keq, 129 pasagjerë në bordin e tragetit që vinte nga Brindisi mundën të zbrisnin në tokë pas 6 orësh në mes të detit të trazuar.

Ndërkohë sot është pezulluar edhe lundrimi për anijet e peshkimit në Vlorë dhe mjetet e vogla, teksa dallgët në det shkojnë në lartësi nga 1.50 deri në 2.50 metra.

Sipas meteorologëve, mesdita e sotme pritet të sjellë një përkeqësim të mëtejshëm të kushteve të motit që do të vijojnë deri mëngjesin e së shtunës.

 

V

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:37
12 orë të bllokuar në det, pasagjerët e tragetit Brindisi -Vlorë: Ishte e lodhshme, paguam vetë çdo ushqim, 15 euro një pjatë makarona

12 orë pas pezullimit të lundrimit të tragetit në Vlorë për shkak të motit të keq qytetarët kanë treguar se janë të lodhur nga ky udhëtim, pasi janë nisur që në orën 06:00 nga Brindisi i Italisë. Ata tregojnë se kanë paguar vetë për ushqimin në traget.

"Nga 6 e mëngjesit deri më tani. Asgjë, pa ngrënë.

Nga ora 8 paradite deri më tani. Kur u nisët? Mbrëmë në orën 12 të darkës. Për ne që jemi të rinj jo, por për ata që ishin fëmijë të vegjël dhe të moshuar po. Për ushqimin e kemi blerë atje, 15 euro një pjatë makarona. Sa të donin ata, ca tu bënim. Çdo gjë e kemi konsumuar vetë të loakali.

Ishte shumë e lodhshme, e turpshme mbi të gjitha. Absolutisht asnjë njoftim. Asgjë për të ngrënë, absolutisht asgjë. Vetë po të kishim ndonjë gjë, Me kalamaj të vegjël, nuk të merr njeri përsipër asgjë.

Gati nja 12 orë, e vështirë po, por e lodhshme hajd mo se këna qenë shtrirë. Shyqyr që ishim mirë. Po e kemi paguar vetë. Ka pasur edhe fëmijë edhe të moshuar", thonë qytetarët. 

Ora 17:52
12 orë në det të hapur, trageti me 118 persona në bord ankorohet në portin e Vlorës

Pas 12 orësh më në fund trageti me 118 perona në bord është ankoruar në port. Trageti erdhi mëngjeisn e sotëm nga Brindisi i Italisë dhe duhej të ishte ankoruar në port që prej orës 6 të mëngjesit, por ka qenë e pamundur për shkak të erës së fortë dhe stuhisë.

Ora 14:38
Prej më shumë se 8 orësh, 118 pasagjerët në tragetin në Vlorë ende në det! Stuhia bën të pamundur ankorimin

 

Prej më shumë se 8 orësh, 118 pasagjerët në tragetin që erdhi mëngjesin e sotëm nga Brindisi i Italisë, janë në det të hapur në Vlorë. Trageti do të duhej të ishte ankoruar në Portin e Vlorës që prej orës 6 të mëngjesit, por ka qenë e pamundur për shkak të erës së fortë dhe stuhisë. Bëhet me dije se trageti do të tentohet të ankorohet pas orës 16:00, por situata mbetet ende e vështirë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 09/12/2021 15:21

    Me ate traget qe eshte si mos me keq as ka per tu ankoruar me kete kohe qe eshte ne vlore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen