Moti i keq dhe i përkeqësuar në Vlorë, ka sjellë edhe paralizimin e mjeteve lundruese në det .
Mësohet se trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka anuluar ditën e sotme nisjen për shkak të dallgëve dhe ai do të operojë pas zbarkimit . Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, mësohet se trageti i linjës Vlorë-Brindisi do të kryej këtë të premte zbarkimin dhe do të dalë në radë.
Përmes njoftimit bëhet e ditur se trageti i linjës Vlorë-Brindisi do të niset drejt Brindisit, në Itali në varësi të kushteve të përmirësimit të kushteve atmosferike të motit. Ndërkohë pritet që në orët në vijim fuqia e erës pritet të shtohet ndërsa dallgët në det të hapur arrijnë deri në gjashtë ballë. Moti pritet të përkeqësohet gjatë ditës së sotme dhe ditës së nesërme ku forca e detit pritet tw arrijw pritet tw arrijw deri nw 8 ballw.

Sakaq, nw portin e Durrwsit situata e motit paraqitet normale pasi tragetet dhe anijet e tonazhit të madh mund tw lëvizin. Ndwrsa anijet e tonazhit të vogël dhe peshkarexhat nuk dalin për lundrim. Tragetet kanë mbërritur në orar në portin e Durrësit kurse era fryn nga jugu dhe herë-herë nga juglindja.
Komente

