Moti i përkeqësuar në det ka shkaktuar këtë të mërkurë vonesën e tragetit Brindisi-Vlorë.Deti me dallgë 6-7 ballë ka bërë që trageti të niset rreth 4 orë me vonesë nga Brindisi për në drejtim të Vlorës.
Trageti duhej të mbërrinte në portin e qytetit bregdetar në orën 07:30, por tani pritet rreth orës 10:30-11:00. Burime nga kapiteneria shprehen për Report Tv se moti nuk është aq problematik dhe kësisoj sipas tyre trageti do të ankorohet në kalatë.

Komento
Komente

