Moti i keqe e përmbytjet KESH:
Kaskada e Drinit nën kontroll 

Prurjet aktuale nga shirat e dendur po shfrytëzohen maksimalisht për prodhim energjie. KESH thotë se kuotat e hidrocentraleve në Kaskadën e Drinit janë nën kontroll, ndërkohë që janë inicuar dy procedura për shitjen në tregun e parregulluar të tepricave të energjisë.

Gjithashtu po shfrytëzohen maksimalisht përfitimet që rrjedhin nga marrëveshjet e shkëmbimit dhe depozitimit.

Prodhimi ditor i 3 HEC-eve të Kaskadës është 13,000 MËh ndërsa rezerva energjitike e vendit shkon në 1,142 GËh. Tendenca në ulje e prurjeve anësore në bazenet e HEC Koman dhe HEC Vau Dejës ka vijuar edhe gjatë 12 orëve të fundit gjë që në kombinim me rregjimin e shfrytëzimit dhe të shkarkimeve të kontrolluara ka bërë të mundur që kuotat e këtyre liqeneve të mbahen brenda nivelit të lejuar të shfrytëzimit normal për periudhën.

Kuota e Fierzës mëngjesin e sotëm ishte 290.58 m, e Komanit 290.58 m dhe Vau i Dejës 74.84 m. Shkarkimet nga bazeni i Komanit janë 1000 m3/sec ndërsa nga Vau i Dejës 1200 m3/sec. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

89-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, Begaj: Krenarë për vendin që ka zënë në panteonin e letërsisë dhe kulturës botërore

89-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, Begaj: Krenarë për vendin që ka zënë në panteonin e letërsisë dhe kulturës botërore