VIDEOLAJM/ Moti i paqëndrueshëm gjatë ditës së djeshme, njëra pjesë e Tiranës me shi dhe vetëtima, pjesa tjetër me diell dhe temperatura të larta

I gjithë vendi ynë është përfshirë nga moti i paqëndrueshëm ditët e fundit. Në një pjesë të ditës, vendi ka qenë i përfshirë nga reshjet e shiut ndërsa pjesën tjetër nga kthjellimet dhe temperaturat e larta.

Për ta përshkruar më së miri këtë dukuri, në videon e siguruar gjatë pasdites së djeshme në Tiranë shihet teksa njëra pjesë e qytetit është e përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe vetëtima ndërsa pjesa tjetër nga kthjellimet dhe temperatura të larta. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar

Dumani në Kuvend, Braçe: Turp, seanca kaloi në kontroll politik, u mor në pyetje nga personat që po heton! PS s’duhej ta kishte lejuar