Moti i paqëndrueshëm, shtohen rastet me viroza, Deda: Fluksi i të prekurve më i lartë se një vit më parë

Paqëndrueshmëria e motit kanë ndikuar negativisht në shëndetin e fëmijëve. Pranë poliklinikave ka pasur numër të shtuar të vizitave ku sipas mjekes pediatre, Blerta Deda për Report Tv, vihet re numër në rritje i fëmijëve me viroza të traktit respirator, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

"Duke pasur parasysh sezonin ku jemi, kemi një rezistencë të infeksioneve të rrugëve të sipërme respiratore. Duke pasur si duket parasysh edhe këto ndryshimet klimaterike, mund të themi që kemi pasur një numër domethënës vizitash ditore, të fëmijëve të prekur nga këto infeksione", u shpreh Deda.

Por ndryshe paraqitet situata në spitalin infektiv në QSUT. Çdo ditë paraqiten 20-30 pacientë të prekur nga viroza, kryesisht të traktit respirator. Duke qenë se një numër i tillë konsiderohet i ulët në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më parë, mjeku infeksionist Gentian Stroni, shprehet se faktor kryesor janë kushtet klimaterike. Sipas Stronit, temperaturat e ulëta kanë sjellë pakësim të infeksioneve gastro-intensinale.

“Për patologjitë infektive, kjo është një kohë e artë. Sepse në këtë periudhë kohore ne jemi në pjesën më të ulët të patologjive tona, ku ne kemi një fluks të sëmundjeve respiratore që vijnë duke u ulur. Nëse ne do diskutonim këtë periudhë të vitit, një vit më parë, ne do kishim shumë herë më tepër problematika të traktit gastro-intensinal, të cilat kanë filluar por nuk janë në trendin e tyre të rritjes", Stroni.

Mjekët këshillojnë kujdes të shtuar tek fëmijët, të moshuarit, por edhe të sëmurët kronikë si individët më të riskuar për t’u prekur nga infeksionet apo virozat e stinës. Ushqimi i shëndetshëm dhe higjena sjellin parandalimin e tyre.

“Për patologjitë infektive, kjo është një kohë e artë. Sepse në këtë periudhë kohore ne jemi në pjesën më të ulët të patologjive tona, ku ne kemi një fluks të sëmundjeve respiratore që vijnë duke u ulur. Nëse ne do diskutonim këtë periudhë të vitit, një vit më parë, ne do kishim shumë herë më tepër problematika të traktit gastro-intensinal, të cilat kanë filluar por nuk janë në trendin e tyre të rritjes", tha ai. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ToxicVaccines: 29/05/2019 20:24

    Blerta Deda genjen. Ne tere europen kazaret tentojn qe vaksinimi te behet detyrimisht, informoheni ju lutem. Personat e vaksinuar jo vetem qe do te semuren me semundjte te renda, por cka eshte me rendesi, substancat ne vaksina mbajne personat ne HIPNOZE, te zgjuar per ti bere detyrat e perditshme dhe asgje tjeter. Tung

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja