Duket se kryeqytetasit do t’i gëzohen sërish reshjeve të borës në Tiranë.
 
Zbardhja që ky fenomen natyror i bëri të gjithë qytetit tre ditë më parë (11 janar) dhe atmosfera e gëzuar që krijoi tek të gjithë qytetarët, do të mbahet mend gjatë.
 
Kjo pasi për herë të parë pas 32 vitesh (1985), Tirana mbulohej nga bora, ndërsa të shumtë ishin ata që për herë të parë shihnin borë.   
 
Por 11 janari nuk do të jetë data vetme e këtij muaji që do të “memorizojë” borën e cila mbuloi me petkun e saj kryeqytetin.  
 
“Meteoalb” në orët e fundit ka bërë me dije se muaji janar do të jetë i ftohtë me reshje bore dhe shiu.
 
“Përfundimisht: Janari 2017 do të vijojë i ftohtë dhe me reshje të konsiderueshme deri nga data 25”, ndërsa të interesuar për Tiranën, “Meteoalb” ka thënë se "nuk përjashtohet mundësia që kryeqyteti të mbulohet sërish nga bora".
 
Sipas “Meteoalb”, ditët më me probabilitet për të rënë borë janë ndërmjet 16 dhe 21 janarit.
 
Kështu që përgatituni për një tjetër moment elektrizues, i cili sipas parashikimeve të sinoptikanëve do ndodhë javën e ardhshme, vetëm pas pak ditësh, kur të rikthehen reshjet e borës.

VIDEO/Zbardhja e kryeqytetit nga bora më 11 janar


(Video me dron nga qendra e Tiranës)