Moti ‘vishet’ me karakteristikat e vjeshtës! Meteorologjia për Report Tv: Shijoni rrezet e diellit, nga sot pasdite nis shiu, bien temperaturat në të gjithë vendin

Rrezet e diellit do të mund t’i shijojmë edhe pak, pasi siç theksoi edhe meteorologjia, Adiola Bani për Report Tv shumë shpejt ato do të zëvendësohen nga reshjet e shiut.

“Duhen shijuar edhe pak këto rrezet e diellit, kryesisht në kryeqytet pasi zhvillimi i 3 qendrave të fuqishme ciklonare në Itali që kanë sjellë reshje andej, janë zhvendosur tashmë mbi brigjet e Adriatikut dhe pritet të mbulojnë të gjithë Shqipërinë.”, tha ajo.

Ndërsa pritet që shiu të filloi për pak orë, meteorologjia tha se gjatë natës ato do të bëhen më intensive. Për ditën e nesërme ajo parashikoi se do të kemi reshie shiu më të lokalizuara, ndërsa sa i përket të premtes situata do të stabilizohet.

“Presim rrebeshe shiu më të konsiderueshme gjatë natës me intensitet mesatar, gjatë ditës së nesërme kemi reshje lokalisht intensive, ndërsa të premten pritet të stabilizohet situata.”, u shpreh ajo.

E pyetur lidhur me temperaturat, Bani për Report Tv tha se ato do të vijnë gradualisht duke u ulur nga dita në ditë, duke hyrë kështu “fuqishëm” në stinën e vjeshtës.

“Temperaturat sot do të jene maksimumi jo më shumë se 26 gradë celsius, dita e enjte edhe për shkak të reshjeve dhe ndryshimit të qarkullimit të masave ajrit, do të jenë maksimumi jo më shumë së 22 gradë celsius.”, tha ajo.

Për sa i përket fundjavës edhe përse moti do të përmirësohet dhe sasia e reshjeve do të pakësohet, temperaturat do të mbeten po të ulëta.

Meteorologjia tha se tani do të përjetojmë për sa i përket motit, të gjitha tiparet e vjeshtës dhe muajit tetor, nga temperaturat dhe reshjet e shiut.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral