Në një atmosferë elektrizuese, mbrëmjen e së premtes u çel “Moto Fest Shkodra 2026”.

Eventi bashkoi qindra motoristë, adhurues të muzikës rock dhe turistë nga vende të ndryshme.

Sheshi u kthye në një skenë të madhe feste, me muzikë live, motorë dhe një atmosferë spektakolare që dominoi qytetin deri në orët e vona të natës.

Të apasionuar pas motorëve nga Shqipëria dhe shtete të tjera të botës zgjodhën Shkodrën për këtë festival, duke e kthyer qytetin në një pikëtakim të kulturës dhe sportit.

“Është një kënaqësi e madhe të udhëtosh me dy goma. Është adrenalinë paparë. Vetëm ai që e provon, ai e di. Është adrenalinë që ta jep motori.

Është gjë e bukur për Shkodrën e të gjithë motoristët.

Mrekulli, e kemi prit këtë ditë ka vite. jemi kënaqur”, tha disa prej pjesëmarrësve.

“Moto Fest Shkodra”, i mbështetur nga Bashkia Shkodër, do të vazhdojë deri të dielën me parada motorësh, moto shoë dhe koncerte, që pritet të sjellin edhe më shumë pjesëmarrës dhe vizitorë.

K.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Maj, 09:19

    Shqipëria nis mbylljen e kapitujve për anëtarësim, a do realizohet objektivi BE 2030?