“Motociclismo All Travellers” dhe faqja “Motociclismo.it” kanë shpallur se shkrimi më i lexuar për turizmin i vitit 2013 ishte ai: "Shqipëria në motor”, ku tregohet udhëtimi i Paola Veranit dhe Mario Ciaccia-s, që kanë bërë disa vite më parë në Shqipëri, tokë jo e marrë shumë në konsideratë nga udhëtuesit e zakonshëm, të mësuar me imagjinatën e një vargu vendesh të ngjashme, por që sigurisht që nuk janë i vetmi realitet i këtij Kombi antik", lexohet në shkrim.

E kthyer nga Shqipëria me ide mjaft të ndryshme e sidomos me opinione të pjekura nga përvoja personale, Paola bën një shkrim plot me pasion, që flet për një udhëtim me motor, por që kërkon edhe të edukojë, që na bën të kuptojmë të mos ndalemi te sipërfaqja, të kemi kureshtje dhe të shkojmë përtej të ndjerit i zakonshëm. Dhe duket se ia ka arritur qëllimit, duke parë se shkrimi i saj është më i klikuari.


Shkrimi i Paola Verani: Albania in moto: cosa aspettate?

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)