Një tjetër aksident është shënuar pasditen e sotme. Këtë herë në fshatin Merqi të Lezhës.

Një motor ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një arë. Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar për në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës.

Policia ka nisur në vendin e ngjarjes.