GOLEM- Dy persona të cilët udhëtonin me motor humbën jetën pak pas mesnate në Golem. Sipas informacioneve paraprake, 44-vjeçari Elton Luzati e drejtonte motorin me shpejtësi të madhe. Në një moment, ai ka humbur kontrollin, është ngjitur në trotuar, dhe është përplasur me murin e një hoteli anë rrugës.

Goditja ka rezultuar fatale për të dy, edhe shoferin edhe pasagjerin, të cilët ndërruan jetë në vend. Drejtuesi i motorit, ishte me banim në Tiranë, ndërsa pasagjeri Oldion Tusha, 42-vjeç ishte nga Mirdita.

"Rreth orës 00:20, të datës 25.08.2026, në Golem, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, O.T., 42 vjeç, banues në Mirditë", njoftoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit tjetër.