Një aksident rrugor me vdekje është shënuar në Golem, rreth orës 00:20.
Dy persona kanë ndërruar jetë pasi, motori që po lëviznin u përplas me një bordurë.
Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi është indentifikuar Elton Luzati, 44 vjeç banues në Tiranë, teksa pasagjeri është ende i paidentifikuar.
"Rreth orës 00:20, të datës 25.08.2026, në Golem, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si dhe pasagjeri, ende i paidentifikuar", njoftoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit tjetër.










Komente
Komento