TIRANE - Dy aksidente të rënda rrugore kanë ndodhur ditën e sotme në Tiranë, në harkun kohorë të 20 minutave.
I pari ishte ai në rrugën Siri Kodra, tek zona e njohur si "frigoriferi", ku një motor me të cilin udhëtonin dy persona është përplasur me një makinë. Të plagosur rëndë mbetën dy personat që udhëtonin me motorrin me targë AL 560, të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, në Tiranë.
Një pakujdesi e drejtuesit të motorrit i cili i ka dalë përpara makinës me targa AA681KX, duke i ndërprerë rrugën, mësohet të jetë shkak i këtij aksidenti.

(Foto: Aksidenti në rruga Siri Kodra)
Ndërkohë, pas rreth 20 minutash nga aksidenti i parë, ndodhi një tjetër përplasie e një makine me një motorr. Drejtuesi i makinës tip BMW ishte një 15 vjeçarë i cili është shoqëruar menjëherë në komisariat. Gjatë marrjes në pyetje në komisariat, ai është shprehur se punonte në një lavazh dhe se makina nuk ishte e tij. Në momentin kur ai ka përplasur motorrin ka qenë duke nxjerrë makinën nga lavazhi. Ndërkohë policia po heton dhe është vënë në kërkim të pronarit të makinës.
Drejtuesi i motorrit është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës.
Për gjendjen e tre të plagosurve të sotëm nga aksidentet rrugore ende nuk ka asnjë informacion.
Aksident në aksin rrugorë Lezhe-Laç
Një aksident rrugorë është shënuar në aksin rrugorë Lezhë-Laç. Një mjet tip Audi është përplasur me një trajler, i cili drejtohej nga një shtetas serb. Nga ky aksident njëri nga personat ka mbetur i plagosut rëndë.
Si pasojë e aksidenti, njëri krah i rrugës është bllokuar për disa orë.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com