Cristina de Barbon, motra e mbretit të Spanjës Felipe VI përballet sot në një gjyq nën akuzën për mashtrim tatimor në marrëdhëniet e biznesit të bashkëshortit të saj, duke shënuar kështu të parin rast të gjykimit të një anëtari të familjes mbretërore.

Bashkëshorti i saj, Inaki Uradngarin është akuzuar më herët për shpërdorimin e 2.6 milion eurosh nga fondet publike, lajmi i cili është mohuar kategorikisht nga çifti.

Sipas një vendimi me shkrim të gjykatës, ata kanë 20 ditë afat për të depozituar paratë, në të kundërt do të përballen me konfiskim të pasurive.

Babai i princeshës Cristine abdikoi në muajin qershor të këtij viti pas një sërë skandalesh duke ia lënë vendin djalit të tij Felipe, i cili prej 6 muajsh është përpjekur të modernizojë monarkinë, duke ushtruar të drejtat dhe detyrat duke lënë jashtë dy motrat e tij.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)