Motra e Nuredin Dumanit asnjë kontakt me informacione të NATO-s. Reagon Ministria e Jashtme: Ka kontratë pune si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme me afat 1 vjeçar

Motra e Nuredin Dumanit asnjë kontakt me informacione të NATO-s. Reagon Ministria e Jashtme: Ka kontratë pune  si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme me afat 1 vjeçar

Nuredin Dumani

Ministria e Jashtme ka reaguar për punësimin e motrës së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i arrestuar për një sërë vrasjesh, duke sqaruar me detaje se ka pasur kontratë pune me afat të caktuar 1 vjeçar si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme dhe se pozicioni i saj nuk ka pasur asnje mundesi aksesi per informacione te klasifikuara te NATO-s. sic eshte aluduar. .

Reagimi i Ministrisë së Jashtme vjen pas raportimeve në media se motra e Dumanit është e punësuar në institucionin shtetëror dhe është pajisur me certifikatë sigurie. Për të hedhur poshtë të gjitha pretendimet, thuhet se motra e të penduarit të drejtësisë, e identifikuar me inicialet Xh.D., u përzgjodh për të kryer praktikë 3 mujore në Ministrinë e Jashtme në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, të Ministrisë së Arsimit.

"Emri i znj. Xh.D ka qenë pjesë e listës që kanë aplikuar për këtë program sjellë në MEPJ nga Ministria e Arsimit. Pas marrjes së listës, ngrihet një komision që bën përzgjedhjen e studentëve, bazuar në metodologjinë e përcaktuar në VKM përkatëse dhe më tej, bazuar tek buxheti dhe kërkesat e drejtorive përkatëse të MEPJ, përzgjidhen një numer i caktuar studentësh, për të cilët lidhen kontratat e punës me afat të caktuar 1 vjeçar. Emrat e praktikantëve sugjerohen nga drejtoritë përkatëse ku ata kanë kryer praktikat e punës", thuhet në reagim.

Më pas sqarohet se ajo ka hyrë në Ministrinë e Jashtme përmes një programi, ku përzgjedhja bazohet vetëm në rezultatet e studentëve dhe që synon krijimin e hapësirave për studentët më të mirë në administratën publike. Pas përfundimit të praktikës, u vlerësua performanca dhe u lidh kontrata një vjecare e motrës së Dumanit, si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme. Në reagimin publik thuhet se ka paraqitur të gjitha dokuemntet dhe ka rezultuar e pastër. Sa i përket certifikatës së sigurisë nga DSIK, thuhet se bëhet e njëjta procedurë për cdo punonjës Ministrisë së Jashtme dhe motra e Dumanit nuk ka pasur asnjëherë akses në informacion të klasifikuar të NATO-s.

Znj. Xh.D e ka kryer praktikën në gusht 2021 dhe në perfundim të praktikës, për shkak të vlerësimit të performancës së saj nga drejtoria, është lidhur kontrata e punës me afat të paracaktuar 1 vjecar deri ne 31.12.2022, si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, Sektori i Shërbimeve. Znj. Xh.D nuk ka qenë për asnjë moment e punësuar në Kabinetin e MEPJ.

Për punësimin e znj. Xh.D është kërkuar sipas ligjit, dëshmia e penalitetit nga autoritetet përkatëse e cila ka rezultuar e pastër. Në përputhje me ligjin, ashtu si për çdo punonjës tjetër të MEPJ, edhe për znj. Xh.D është kërkuar certifikata e sigurisë nga DSIK. Kjo certifikatë është, pas dëshmisë së penalitetit, një tjetër filtër nëpër të cilin kalon çdo punonjës i MEPJ.

Duam të sigurojmë publikun por edhe mediat e interesuara, që në asnjë moment zonja në fjalë nuk ka pasur akses në informacion të klasifikuar e aq më pak në informacion të klasifikuar të NATO. Informacionet e klasifikuara në MEPJ trajtohen me rregulla e procedura të posaçme dhe vetëm një numër i kufizuar punonjësish kanë akses në to”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

Kujtojmë se arrestimi nga Policia e Elbasanit i Nuredin Dumanit ishte fillimi I një operacioni 'Plumbi i Artë'  me 32 urdhër arreste në finalizim të të cilit emrat më të njohur të botës së krimit si Talo Çela, Ervis Martini e Suel Çela nuk u vunë në pranga. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale që mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit dhe janë goditur 8 grupe kriminale pasi Dumani dhe Hoxha bashkëpunuar me drejtësinë për të zbardhur krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje, pagesa qindra mijëra euroshe për ekzekutime etj.  Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, si dy ortak njohur me pseudonimet, Lala dhe Bubi, pjesë e të njëjtit grup kriminal, por që shoqëria mes tyre mori fund pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.

/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dikur: 19/06/2022 17:54

    Dikur shoferi i Adi Shamkut u kap duke transportuar droge dhe ky i fundit u denua penalisht sepse falsifikoi rregjistrin sikur e kishte pushuar nga puna. Te jesh i/e punesuar ne ministrin e jashtme nuk eshte e njejta gje si ne dikastere te tjere. Drejtoria e burimeve njerezore sebashku me sherbimin e inteligjences qe eshte pjese integrale e kesaj ministrie duhet te pergjigjen penalisht dhe jo te na thone nuk ka pare Dumania dokumente te NATO-S. Sa Dumane dhe Duman te administrata shqiptare eshte e frikshme ti dish. Xhacka duhet te jape doreheqjen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore