Motra e Shpendit të BB6: "Babai nuk
është shkak i divorcit të tij"

Motra e Shpendit të BB6: është shkak i divorcit të tij"">
Motra e Shpendit rrëfen më shumë lidhur me të vëllain që është në Big Brother dhe raportet me të atin, divorcin e Shpendit dhe mikun e tij, i cili sipas saj ndërhyn shumë në punët e familjes.

Si po reagon Kosova për lojën e Shpendit?

Shpendi ka arritur të pushtojë zemrat e shikuesve pa dallim moshe, me sinqeritetin, edukatën dhe vlerat e tjera. “Big Brother” në Kosovë po ndiqet prej Shpendit.
U përfol shumë divorci i tij.



A është e vërtetë që babai i Shpendit ishte shkaktar që ai dhe bashkëshortja u ndanë?

Po përgjigjem shkurt. Nuk ishte babai shkaktari i ndarjes.

A është e vërtetë se mes Shpendit dhe babait tuaj, hynë disa persona të tjerë të cilët çuan në grindjet mes tyre?

Babai ka 20 vite që merret me biznes dhe nga përvoja që ka i njeh njerëzit dhe situatat administrative mirë. Kjo ndodhte edhe kur i duhet të pushojë njerëz nga puna, ndërsa Shpendi është shumë i ndjeshëm, ndonjëherë edhe me disa njerëz që nuk duhet, ndaj nuk u pajtua me këtë situatë edhe e pa të udhës që të tërhiqet.



Eldora a është nusja që keni ëndërruar për vëllain tuaj?

Eldora është një vajzë shumë e mirë, e sjellshme, simpatike, por nuk mendoj se Shpendi do te krijojë lidhje aty brenda. Ai e konsideron mike të mirë dhe nuk e shfrytëzon pëlqimin e femrës pa ndjerë njëlloj si ajo.

Çfarë përfaqëson për ty Veton Zuka, miku i Shpendit që pak ditë më parë hyri në shtëpinë e BB6 për t’i bërë surprizë Shpendit?

E respektoj si mikun e Shpendit meqë ai dhe Veton Zuka njihen prej vitesh, por me keqardhje duhet të them se kohët e fundit ai me të vërtetë ka ndërhyrë në çështjet tona familjare. Nuk ka vepruar mirë me disa gjëra që ka bërë, duke përfshirë në këtë mes edhe nismën e tij për të hyrë si surprizë për Shpendin në shtëpinë e BB6. Mesa shoh, ai këtu jashtë nuk e përkrah Shpendin aq unë sa e kam pritur prej tij.

A mendon se Shpendi kërkon te fitojë çmimin e madh, që të ketë pavarësi ekonomike nga babi juaj?

Duke e ditur që Shpendi është futur në biznes që kur ishte 16 vjeç, them se ai ka përvojë mjaftushëm që të jetë i pavarur ekonomikisht. Ai çmimin e madh e kërkon si një vlerësim prej publikut.



Olta e BB6: E tmerruar teksa haja qenin tim!

Mish? Jo, faleminderit.Olta, banorja elegante e “Big Brother” ishte ajo që ushqehet me gjithçka përveç mishit. Sekreti që ajo ishte vegjetarjane u zbulua edhe pse ajo u përpoq që ta fshihte mirë këtë fakt. Por askush nuk e mësoi pse ajo vendosi që në një moment të jetës të mos ushqehet me mish, ose nën produkte mishi! Olta për miq shumë të ngushtë ka rrëfyer se ka qenë një ëndërr e tmerrshme që e ka bërë të ketë ndot nga mishi. Ajo ka ëndërruar veten duke u ushqyer me mishin e qenushit të saj të dashur. E tmerruar nga ky makth, Olta e kishte të pamundur që në jetën e përditëshme të konsumonte mish si më
parë.



Anaidi: Me Joanën, apo në Australi?

Nëse të paktë janë ata banorë të BB6, që kanë bërë plane konkrete se çfarë do të bëjnë më shumën e fituar, në rastin fatlum, në këtë listë nuk përfshihet Anaidi. Djaloshi nga Tirana ka shpresuar gjithmonë që të mund të emigrojë në këtë kontinent, por deri më tani përpjekjet kanë qenë të kota. Ai ka dashur që atje të mbërrijë nëpërmjet Spanjës, madje për këtë arsye ka jetuar atje disa muaj, por pa sukses. Nëse do të kishte në xhep çmimin e madh Anaidi, ndoshta do të mund ta prekte më shpejt vendin e ëndrrave të tij...pse jo bashkë me Jonanën, nëse edhe ajo bën pjesë në ëndrrat e tij.



Fansat e Anaidit kundër Rikes, e akuzojnë se i ka treguar Elonës sekretin e tij

Diten e martë fansat e një prej banorëve më të përfolur të këtij “Big Brotheri” janë revoltuar së tepërmi në rrjetet sociale. Ata kanë akuzuar Riken, banoren e fundit të futur brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri se i ka treguar në një moment bisede Elonës , sekretin e Anaidit. Ndërkohë dy ditë më përpara ka qenë vetë produksioni që ka vendosur të japë indikacione shtesë për sekretin e këtij banori, i cili kujdeset për një person me aftësi të kufizuara.



Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

3/5
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë