TIRANE - Motra e Ziver Veizit, ndërsa përshëndet apelimin që Prokuroria i ka bërë vendimit të gjykatës së Tiranës për tragjedinë e “21 Janarit”, shprehet se nuk beson se edhe shkalla e dytë e gjyqësorit do të japë drejtësi. Trëndafile Veizi, në një intervistë për “A1 Report” thekson se, nësë vertetohet se janë manipuluar provat, kjo është një akuzë e rëndë ndaj sistemit gjyqësor në Shqipëri.
Mbështesim apelimin e prokurorisë. Për ekspertin Ndoc Çardaku do të thoja të mos mendojë se ne jemi të paaftë dhe nuk do kërkojmë të drejtën. Do vijë një ditë që do ta gjejmë këtë të drejtë”, tha Trëndafile Veizi.
Ajo theksoi më tej se pas vendimit të turpshëm që dha Gjykata e Shkallës së Parë për Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, nuk ka besim se Gjykata e Apelit do të japë ndonjë verdikt të drejtë, por shton se nuk do të lodhet së kërkuari drejtësi, për vëllanë e vrarë, para Kryeministrisë ndërsa protestonte për të drejtat e tij, më 21 janar 2011.
“Ne nuk kemi besim te kjo qeveri dhe nuk kemi besim që me këtë qeveri do të dalë e drejta . Dua të di: çfarë krimi bëri vëllai im që u vra me duar në xhepa në mes trë bulevardit?!” deklaroi për “A1 REPORT”, Veizi.
Prokuroria e Tiranës, duke apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës për lirimin e gardistëve të akuzuar për vrasjet e 21 janarit, akuzoi ekspertin e mbrojtjes Ndoc Çardaku, se manipuloi provat, duke futur një ashkël druri në këmishën e Ziver Veizit për të nxjerrë alibinë se u vra nga plumbi rikoshet.
Redaksia Online
(s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com