Kendall Jenner feston ditëlindjen e saj të 31-të dhe një urim i veçantë për këtë ditë nuk mund të mungonte nga motra e saj e vogël, Kylie Jenner.

Sipërmarrësja ndau në Instagram disa fotografi nga fëmijëria e tyre, ku dy motrat shfaqen së bashku në momente të ndryshme, duke rikthyer kujtime nga vitet e para të jetës.

Krahas imazheve nostalgjike, Kylie shoqëroi postimin me një mesazh të ndjerë, përmes të cilit shprehu dashurinë dhe mirënjohjen për motrën e saj.

“Unë jam ajo që duhet të të falënderoj. Gëzuar ditëlindjen motrës sime përgjithmonë, dreri im i ëmbël”, shkroi ajo.

Urimi tërhoqi vëmendjen për shkak të fotografive të rralla nga fëmijëria, të cilat tregojnë momente të veçanta të dy motrave. Pavarësisht angazhimeve dhe karrierave të tyre në botën e modës dhe biznesit, Kendall dhe Kylie vijojnë të shfaqin publikisht lidhjen e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën.