Motrat Gjoni, rrëfejnë emocionet e shtatzënisë

Pas një periudhe paksa të vështirë motrat Inis dhe Ingrid Gjoni kanë vendosur të hedhin pas të kaluarën të shohin të ardhmen me më shumë dritë dhe shpresë. Pas lindjes së vajzës së Inisit, të cilin regjisorja e quajti Coco, edhe Ingridi është në pritje të bebit të saj. Për të treguar këto emocione, të dyja motrat kanë vendosur të shfaqen në kopertinën e revistës VIP, të dyja shtazënë dhe plot nur. Ato kanë vendosur të flasin për përjetimet e tyre të njëjta, por edhe krejt të veçanta, atë të qënit mama, një emocion që shumë pak motrave u ndodh të ndajnë së bashku të njëjtën situatë. Versioni i kopertinave me artiste shtazëna është eksperimentuar për herë të parë me sukses, por edhe me shumë komente nga Demi Moore në kopertinën e Vanity Fair dhe që prej asaj kohe, ky imazh është kthyer në model për të gjitha revistat botërore, madje edhe ato shqiptare.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor