Motrat Istrefi me një reality-show alla
"Keeping up with the Kardashians"?

Motrat Istrefi me një reality-show alla<br />"Keeping up with the Kardashians"?
E ftuar në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës ka qenë Nora istrefi. Këngëtarja kosovare ka realizuar një bashkëbisedim të gjatë me moderatorin për karrierën, jetën si nënë, marrëdhënien me Robertin, apo lidhjen e saj me Era Istrefin. Diçka që jo shumë femra kanë guximin ta pranojnë hapur, Nora tha se marrëdhënia e saj me bashkëshortin ndryshoi pas lindjes së vajzës.

Nora ishte e fokusuar vetëm tek Renee duke neglizhuar marrëdhënien me Robertin, megjithatë këngëtarja insistoi se edhe pse lidhja mes të dyve mund të jetë ftohur, vajza e vogël i jep një tjetër dimension dashurisë së tyre. E pyetur për Erën dhe drejtimin që po mer karriera e saj jashtë kufijve, Nora u shpreh shumë entuziaste, duke ia atribuar suksesin e së motrës natyrës së saj moskokëçarëse.

Meqenëse Nora dhe motrat e saj shpesh krahasohen me familjen Kardashian, Hyska pyeti nëse e kanë menduar ndonjëherë të realizojnë një format reality-shoë si  familja e famshme. 30-vjeçarja tha se kanë patur një ofertë të tillë pak vite më parë, por duke qenë shumë të impenjuara me karrierat respektive, nuk e sollën kurrë në jetë një projekt të tillë. Megjithatë nuk kanë marrë ende një vendim pëfundimtar.
nora istrefi
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'