Motrat Kajtazi dogjën shtëpinë
me 20 kg vaj ulliri, fshihen në jug
Një sasi prej 20 kg vaj ulliri dhe një bombël gazi është përdorur me qëllim djegien e banesës të familjes Kajtazi në Durrës.
TIRANE- Një sasi prej 20 kg vaj ulliri dhe një bombël gazi është përdorur me qëllim djegien e banesës të familjes Kajtazi në Durrës. Ky ka qenë konkluzioni i ekspertëve kriminalë të cilët pas kryerjes së verifikimeve, pohuan se autorët ose të dyja motrat kanë përdorur një sasi të madhe vaji që kryefamiljari e kishte blerë pak ditë më parë për përdorim shtëpiak.
Ka qenë pikërisht zjarrëvënia e vajit ajo që ka sjellë më tepër dëmtime në banesë, ndërkohë që fatmirësisht nuk është arritur të marrë zjarr bombola e gazit, pasi mund të kishte më tepër dëmtime në orenditë shtëpiake. Sipas policisë Orialda Kajtazi dhe motra tjetër e mitur 14 vjeç, kishin derdhur në kuzhinë 20 litra vaj ulliri që familja kishte blerë para pak kohësh dhe pranë tij kishin vënë një bombul gazi në mënyrë që ajo të shpërthente pasi t’i vinin zjarrin.
Motrat Kajtazi morën me vete mbi 5 milion lekë dhe prej rreth nje muaji rezultojnë të zhdukura. Ato akuzohen për disa vepra penale dhe destinacioni i tyre, do të jetë burgu pasi deri më tani prokuroria ka ngritur akuzën e ‘Shkatërrimit të pronës me zjarr”, dhe “Vjedhjes”.
Në jug të ShqipëriPrej reth nje muaji policia e Durrësit nuk ka një të dhënë të saktë mbi vendndodhjen e dy motrave, ndërkohë që nga qelizat telefonike ato rezultojnë në zonën bregdetare të jugut. Verifikime janë kryer dhe në sistemin TIMS, por motra më e madhe Orialda Kajtazi e cila rezulton të ketë pasaportë nuk ka kaluar asnjë pikë kufitare të vendit. Nisur nga kjo situatë policia e Durrësit ka kërkuar ndihmën e policisë së Vlorës dhe asaj së Sarandës me qëllim kryerjen e kontrolleve në disa hotele të zonës, ku mendohet se strehohen dy motrat.
Pas largimit nga banesa ato kanë marrë dhe një shumë prej 5 milion lekësh të vjetra. Hetuesit, në të njëjtën kohë kanë shoqëruar disa persona të tjerë, që besohet se kanë qenë edhe nxitësit e tyre. Por ndërkohë kanë dalë edhe detaje të reja mbi planin e Orialda Kajtazit, 18 vjeç, dhe motrës së saj të vogël, 14 vjeç për të hedhur në erë shtëpinë. Sipas policisë Orialda Kajtazi dhe motra tjetër e mitur 14 vjeç, kishin derdhur në kuzhinë 20 litra vaj ulliri që familja kishte blerë para pak kohësh dhe pranë tij kishin vënë një bombul gazi në mënyrë që ajo të shpërthente pasi t’i vinin zjarrin.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Gusht 2015Redaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35