“Babai është mashtrues. Motra e madhe është me të meta mendore, Mamaja gënjen. Na rrihnin, e nuk na kuptonin” - kanë theksuar 2 motrat Kajtazi në 4 video të zbuluara një ditë pasi ka marrë fund arratia e tyre.
 
Dy vajzat nga Durrësi që u zhdukën një muaj, në arrati kanë regjistruar gjithçka me video. Në 80 minuta filmim motrat Kajtazi numërojnë akuza pa fund për prindërit dhe motrën e madhe, por nxjerrin në pah edhe të gjitha "hordhiqet" e shtëpisë. 

“Për të vërtetuar që fjalët tona janë të vërteta dhe motra jonë e madhe është si me të meta mendore mund të pyesin ish të fejuarin e saj Festim Jahaj dhe ish vjehrrën e saj Shqiponja Jahaj ku e kanë deklaruar vjet kur u nda motra ime në muajin Gusht i kanë thënë babit kur është kthyer në shtëpi që shkoni vizitojeni në një psikolog në një psikiatër sepse ajo është me të meta mendore dhe bërtet nuk di të flasë mirë. Babi është një copë gënjeshtari një copë mashtruesi që flet mbrapa krahëve si ato femrat e liga që dinë vetëm të flasin. Sot thonë diçka pas një ore harrojnë thonë diçka tjetër këtu tregon që këta janë me të meta.”- thotë Orialda.

Po pse ikën nga shtëpia? Edhe kjo rrëfehet në Youtube 80 minutat e regjistruara nga banesa e marrë me qera në Vlorë.

“Për të vërtetuar që prindërit mua më kanë rrahur më kanë gjuajtur kam dëshmitar ish vjehrrin dhe ish vjehrrën tim së bashku me kunatin tim të madh kur u ndava nga i fejuari që e morën vesh që unë e kisha tradhtuar më gjuajtën. Motra e madhe bashkë me babin me rrahën edhe mami erdhi të më rrihte në sytë e atyre dhe kam patur shenja dhe një herë në fytyrë i kam treguar një shoqes time të klasës me inicialet Ç.F nuk dua t’i them emrin nëqoftëse do të dojë të flasë, ta thotë vetë.”- tregon Orialda.
 
“Për të vërtetuar që mua më kane rrahur kam dëshimitare një shoqen time me inicialet A.P që më ka parë vjet me shenjat në trup dhe një shoqen time me inicialet D.M që më ka parë sivjet me shenjat në trup dhe i kam thënë që më kanë rrahur prindërit dhe piskologun e shkollës që i kam thënë gjithçka në lidhje me motrën time të madhe që është me të meta mendore dhe që më ka thënë që do të më vrasi dhe kam ndenjur gati afërisht një orë duke qarë tek psikologu.”- thotë motra e vogël Klevisa.

Në filmime të ndara në disa video në kanalin Youtube me emrin e të dy vajzave, ato shfaqen të qeta dhe pa asnjë shenjë pendimi për veprimin e kryer. Në videot e hedhura në internet dy ditë para se policia të zbulonte vendndodhjen e tyre në lagjen Kushtrim të Vlorës, motrat Kajtazi deklaronin se nuk do ktheheshin kurrë në shtëpi.


Video 1 - Orialda: Dyshonin te unë, më futën kokën në banjë e më ulën mbathjet 
 



Më tej ato tregojnë keqkuptimet, sherret dhe ofendimet e prindërve, jo vetëm për to edhe për të afërmit. Videoja e fundit që kanë publikuar motrat Kajtazi i kushtohet familjes së dajës, që sipas tyre banon në Sarandë. Ato nxjerrin në shesh gjithë çfarë thonë prindërit për nusen e dajës, e cila (sipas rrëfimit të Orialdës) e tradhton dajën, por ai ‘është budalla dhe nuk kupton gjë’.

"Drejtuar Familjes se Dajës tim ta dini se çfarë thotë mamaja babi dhe motra ime për ju. Për ty Ameie, babai dhe mami thonë qe kur të ka marrë daja nuk ke qenë e virgjër, por ke qenë e lidhur, ke bredhur me kushedi sa persona dhe e ke mashtruar. E ke futur në kurth dhe i ke ngecur, ke ngelur shtatzënë kastile dhe ia ke ngecur atij, se nuk të merrte askush, që daja është budalla që të beson, kështu thoshte dhe vjehrra jote, që ti tradhton Landin por ai nuk kupton gjë se është budalla."-thonë vajzat.

( Video 2 - Orialda: Më fejuan me zor, për 400 lekë të linin pa ngrënë )




Ato ishin larguar nga banesa e tyre në Durrës prej 16 korrikut pa lënë asnjë gjurmë. Policia i gjeti motrat pas rreth një muaji në një banesë në qytetin e Vlorës të cilen e kishin marre me qera 130 mijë lekë të vjetra.

( Video 3 - Motrat Kajtazi: Nuk kthehemi, do na vrasin e do thonë ikën vetë  )



Sipas Policisë vajzat durrsake Orialda 18-vjeçare dhe motra minorene nuk janë shfytëzuar nga askush dhe e kanë thurur planin e arratisë të vetme për tu hakmarrë ndaj prindërve, duke i hedhur qetesues ne ushqim, duke djegur shtepine e duke vjedhur paratë.

Pas një muaji në zonën bregdetare të jugut, vajzave i kishin mbetur edhe 1 milionë lekë të vjetra dhe 100 euro. Prindërit janë shprehur më herët në polici se motrat u larguan me 4 milionë lekë të vjetra dhe 800 euro, por në deklarimet e tyre motrat Kajtazi thonë se kishin marrë vetëm 2 milionë lekë dhe 300 euro. 

( Video 4 - Motrat Kajtazi: O daja, mami e babi thonë se gruaja të tradhton )