Motrat shqiptare i sjellin në Kukës, italianët: Nuk prisnim të ishte kaq mahnitëse

Veçoritë e zonës malore të Kukësit, veshjet tradicionale dhe ushqimet bio, shërbyen si atraksion turistik për dhjetëra italianë të cilët vizituan për herë të parë vendin tonë. Motrat Zhaneta dhe Erestina Muçmata, nga Shtiqni i Kukësit që jetojnë në shtetin fqinj, shërbyen si guide turistike për të promovuar turizmin malor.

"Kemi vendosur të vijmë në Shqipëri pasi shokët tonë na pyesin si është Shqipëria si është Shqipëria dhe prandaj vendosëm që të vijmë të gjithë bashkë që të shohim bukuritë e vendit. Ndërsa në Kukës kemi edhe njerëzit tanë të afërt.

Kemi vendosur të vijmë në Kukës sepse është vendlindja jonë edhe sepse duam që t'ju tregojmë shokëve tonë se Shqipëria nuk është vetëm plazh por ka edhe popull të fortë, kulturë të fortë. Nuk njihet ashtu sikur është" tha ata.

Destinacioni i parë turistik për fqinjët nga Italia ishte muzeu etnografik i Kukësit. Turistët vlerësuan veshjet e veçanta popullore dhe etnografinë e trevave veriore të vendit.

"Kemi ardhur në Shqipëri pasi kemi shoqe shqiptare  dhe donim që të njihnim vendlindjen e tyre.

Është hera e parë që vij në Shqipëri. Këtu është shumë bukur.

Muzeu është shumë origjinal. Nuk prisja të tilla gjëra.  Kemi parë rroba tipike të Shqipërisë dhe të Kukësit. Ishin mahnitëse" thanë turistët italianë.

Motrat Zhaneta dhe Erestina, bashkë me miqtë nga Italia thanë se do të jenë pjesë  e festimeve të festës së Gjallicës. Një ceremoni pagane e zonës së Shtiqnit që kremtohet çdo vit në muajin Gusht.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 09/08/2019 20:37

    Edhe une promovoj per shqiperine ne gjermani.Cdo dite ju tregoj gjermaneve historite e vjedhjes se pronave nga kriminelet sigurisht te ndihmuar nga pusht-tetaret dhe ligjvenesit e tyre.Dhe mendoj se ja kam arritur qellimit.Edhe sharlatanin Knut Fleckenstein e kam njoftuar per vjedhjet duke i treguar me dokumenta se si nuk turperohet kur thonte qe shqiperia ka bere perparime kur ne ate vend behet kerdia e vjedhjes dhe mashtrimit deri me sot!U cudit por e mori ne konsiderate.

    Përgjigju
    • Eno: 10/08/2019 07:16

      Kështu shkruajn dhe bërtasin shumë njerëz. 1-kërdia në vjedhje,2-kriminelë, 3-pushtetarë që i mbështesin; për të paktën një rast, mqs ke informacion shko bëj një denoncim me prova. Ndryshe komenti i mësipërm është eufori para celularit, siç bëjnë edhe shumë analistë të gjithanshëm në Shqipëri!

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë