Mourinho - tifozëve të Chelsea-s:
Unë jam ende "Special one" 

Mourinho - tifozëve të Chelsea-s:<br />Unë jam ende "Special one" 
Është Chelsea skuadra e katërt dhe e fundit gjysmëfinaliste e FA CUP në Angli.

Blutë e Londrës e kanë arritur këtë objektiv duke mposhtur mbrëmjen e djeshme me rezultatin 1-0 Manchester United në stadiumin e tyre “Stamford Bridge”. Njeriu i ndeshjes ishte mesfushori i palodhur Kante që shënoi golin e fitores me një gjuajtje nga jashtë zone në minutën e 51-të.

Ndeshja ka qenë emocionuese dhe e tensionuar njëkohësisht e kushtëzuar edhe nga kartoni i kuq i Ander Herreras që la djajtë e kuq me 10 futbollistë që në minutën e 35-të. Ka pasur shkëndija dhe sherr të ashpër mes dy trajnerëve Jose Mourinho dhe Antonio Conte në pankina por portugezi është përplasur keq edhe me ata që deri dy vite më parë ishin tifozët e tij.

Mourinho iu është referuar tifozëve duke thënë:”Më quajnë tradhtar por nëse dikush tjetër nuk fiton katër tituj kampion në drejtimin e kësaj skuadre unë do të vijoj të mbetem më i miri apo “Special One” për Chelsean” e mbyll Mourinho. Po ashtu janë përcaktuar edhe dy çiftet gjysmëfinaliste të FA Cup.

Përballjet që do të luhen në 22 dhe 23 prill në Wembley janë Chelsea-Tottenham dhe Arsenal-Manchester City. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve