Mozaiku i Tiranës tërheq vëmendjen e turistëve gjermanë/Foto
Një grup vizitorësh gjermanë, të cilët pas një turi disa ditorë nëpër Shqipëri, destinacion të radhës kishin edhe vizitën pranë Mozaikut të Tiranës.
Turistë gjermanë duke vizituar Mozaikun e Tiranës
Mozaiku i Tiranës, monumenti më i vjetër, monument kulture i kategorisë së I-rë është siti arkeologjik më i vizituar i qytetit. Një grup vizitorësh gjermanë, të cilët pas një turi disa ditorë nëpër Shqipëri, destinacion të radhës kishin edhe vizitën pranë Mozaikut të Tiranës.
Turistët u njohën me Trashëgiminë Kulturore të Qytetit të Tiranës dhe në veçanti me informacion në lidhje me mozaikun dhe objektet që ndodhen pranë tij.
Siti arkeologjik “Mozaiku i Tiranës”
Gërmimet arkeologjike nxorën në dritë një ndërtesë kulti, ku narteksi dhe naosi kanë dysheme të shtruar me mozaikë. Kisha e Tiranës paraqet një ndërtesë me aks gjatësor të orientuar nga veri-lindja që përbëhet nga nje sallë qëndrore (naos) dhe parasallës (pronaos).
Salla qëndrore është e shtruar me mozaikë përfundon me absiden gjysmërrethore në një nivel më të lartë se parasalla.
Ambiente të tjera u gjetën në anën veriore dhe anët e tjera të ndërtesës. Kemi të bëjmë me një ndërtesë të kthyer në një kohë të dytë në kishë, që kuptohet nga krijimi i parasallës, në mozaikun e të cilës ka simbole të kultit si kryqe, peshq e shpendë, ndërsa mozaiku i sallës ka më tepër dekor gjeometrik.
Kështu që kisha mund të datohet si e gjysmës së I të shekullit te IV, kur akoma nuk ishte formuar qartë tipologjia arkitekturale.
Mozaiku i Tiranës për nga ana e ndërtimit, materiali dhe teknika e përdorur i përket artit paleokristian. Mozaiku shtrohej mbi një shtresë që nivelonte kalldrëmin prej zajesh lumi duke përdorur llac gëlqere dhe pluhur tjegullash. Mozaiku i Tiranës është restauruar në vitin 1976./ata/
( Turistë gjermanë duke vizituar Shqipërinë dhe Mozaikun e Tiranës )
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Janar, 17:13
A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?
-
Po
48.1%
-
Jo
47.9%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 9722
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Turistë gjermanë blejnë vaj ulliri në Vlorë! Specialisti i bujqësisë: Vaji i hidhur është bio
9 Nëntor 2024, 16:29
-
E përditshmja gjermane 'Frankfurter Neue Presse': Shqipëria, destinacioni evropian i pushimeve të ëndrrave
29 Tetor 2024, 11:56
-
Shkodër/ Shmanget tragjedia në Koman, makina e 2 turistëve gjermanë del nga ura dhe varet për minuta të tëra! Banorët i shpëtojnë, flet kryeplaku i fshatit (VIDEO)
20 Tetor 2024, 22:10
-
Kishin mbetur të bllokuara në zonën “Gropat e Bufit” në Vuno, shpëtohen turistet gjermane
9 Tetor 2024, 15:40
-
Himarë/ Vodhën dy turistë gjerman, arrestohet 18-vjeçari, në hetim një i mitur! Policia u rikthen sendet me vlerë
23 Qershor 2024, 09:51
-
Shkelën rregullat e qarkullimit, gjobiten 5 turistë gjermanë me monopatina në Vlorë
1 Qershor 2024, 20:18
-
Vdes në Zvërnec një turiste gjermane
7 Maj 2024, 16:54
-
FOTOT/ Rama ndan pamjet nga kantieri i Mozaikut të Tiranës: Një tjetër stacion modern që do tërheqë turistët
23 Prill 2024, 14:11
-
Vajtimi për yllin komunist dhe librin e Enverit tek mozaiku 'Shqipëria'
26 Maj 2023, 19:24
-
Rama ndan fotot nga projekti për Mozaikun e Tiranës: Do kthehet në destinacionin më të vizituar
4 Mars 2023, 13:36
-
Zbulim arkeologjik paleokristian te Mozaiku i Tiranës
18 Prill 2021, 17:02
-
Rehabilitimi i zonës përreth Mozaikut, arkeologu: Punime diletante, projekti duhej miratuar nga Këshilli i Trashëgimisë
23 Mars 2021, 15:46