MOZAMBIK - Një aeroplan i nisur nga Mozambiku, me 34 persona në bord është gjetur në Parkun Kombëtar të Bwabwata, në Namibi. Shefi i Forcave të Policisë së Namibisë, Willy Bampton tha për Reuters se aeroplani ishte djegur plotësisht dhe nuk kishte të mbijetuar.
Fillimisht lajmin për zhdukjen e avionit e bëri të ditur në një deklaratë për shtyp, kompania ajrore Lam.

Fluturimi TM470 u nis nga kryeqyteti i Mozambikut, Maputo për në Luanda të Angola-s. Avioni me 6 anëtarët e ekuipazhit dhe 28 pasegjerët duhet të arrinte në Luanda rreth orës 14:10 të ditës së premte, por kontaktet me kullën e kontrollit humbën si pasojë e një stuhie në të cilën udhëtonte avioni.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)