Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur
Pamje nga Mozambiku në kaos
Një trazirë që shpërtheu ditën e Krishtlindjeve në një burg në kryeqytetin e Mozambikut, Maputo, rezultoi në vdekjen e 33 personave, plagosjes së 15 dhe arratisjes së 1500 të burgosurve.
Rreth 1,534 njerëz u arratisën nga burgu gjatë kryengritjes, por 150 prej tyre tani janë rikapur, tha shefi i policisë së vendit, Bernardino Rafael.
Mozambiku po përjeton trazira të mëdha politike dhe autoritetet dje thanë se të paktën 21 persona ishin vrarë në një ditë të protestave antiqeveritare në vend, pasi Këshilli Kushtetues ratifikoi fitoren e partisë Frelimo më 9 Tetor- e cila ka qenë në pushtet që nga pavarësia e vendit afrikan nga Portugalia, në vitin 1975.
Vendimi i Këshillit Kushtetues ndezi një valë të re protestash nga mbështetësit e opozitës, të cilët pretendojnë mashtrime zgjedhore. Në këtë klimë, autoritetet kanë marrë masa drastike sigurie në të gjithë vendin, shkruajnë mediat.
Shefi i policisë fajësoi për trazirat e burgut protestuesit që ishin mbledhur jashtë burgut.
Megjithatë, Ministrja e Drejtësisë Helena Kinda tha për rrjetin televiziv privat lokal Miramar TV, se trazirat nisën brenda burgut dhe nuk kishin të bënin me protestat jashtë tij.
“Përplasjet që pasuan rezultuan me 33 të vdekur dhe 15 të plagosur brenda ambienteve të burgut”, theksoi ajo në një konferencë për shtyp.
Dy muaj pasi shpërthyen trazirat antiqeveritare në vend, të paktën 130 njerëz janë vrarë, shumica prej tyre protestues, sipas OJQ-së Mozambike Plataforma Decide.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta në kryeqytetin e Sirisë, shkak djegia e pemës së Krishtlindjes (VIDEO)
24 Dhjetor, 12:54
-
Lutfi Dervishi: Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…
23 Dhjetor, 20:22
-
Kreshnik Spahiu: Kërkojnë qeveri teknike apo bashki teknike?
23 Dhjetor, 19:39
-
Dështimi i protestës së militantëve të Berishës para Ambasadës shqiptare në Londër, marrin pjesë vetëm 20 persona (VIDEO)
23 Dhjetor, 19:25
-
Protesta/ Gjekmarkaj humb ndjenjat dhe rrëzohet në tokë! Kryetari i PD: E goditën efektivët! Reagon policia: Berisha gënjen (VIDEO)
23 Dhjetor, 18:54
-
Skënder Minxhozi: Krizë trafiku dhe…TikToku, jo krizë politike
23 Dhjetor, 18:48
-
Protestat në Beograd kundër qeverisë, Vuçiç akuzon studentët: Po paguheni nga Perëndimi
23 Dhjetor, 08:32
-
'Ore hapeni rrugën se kam fëmijët në shkollë', opozita përplaset me qytetarët para Bashkisë së Tiranës, iu bllokon rrugën
20 Dhjetor, 13:31
-
Degradimi i rrugës Rrëshen-Burrel, banorët e 10 fshatrave sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestë: Ministria e Infrastrukturës të ndërhyjë!
20 Dhjetor, 10:35
-
Rruga nacionale Rrëshen-Burrel e pakalueshme nga gropat dhe rrëshqitjet e tokës, nuk mirëmbahet nga ARRSH-ja! Kryebashkiaku: Kërkojmë investim nga Qeveria
17 Dhjetor, 14:41
-
Serbi/ Vuçiç në ditë të vështira, mijëra studentë protestojnë kundër qeverisë në Beograd
13 Dhjetor, 08:19
-
Pas akuzave se veprimet e tyre financoheshin nga Perëndimi, Vuçiç pajtohet me kërkesat e protestuesve pas disa javësh trazira
12 Dhjetor, 13:20