Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar protestën që zhvilloi sot për të tretën herë para Kryeministrisë Partia Demokratike.
Në një lidhje skype për Report Tv, Spahiu tha se Berisha paradite proteston para SPAK dhe pasdite para Kryeministrisë kundër SPAK.
Ai theksoi se Partia Demokratike duhet që të vendoset ose pro ose kundër SPAK.
‘Protestat pa kauza janë të destinuara që të dështojnë. Është qesharake se si një parti paradite ka protestuar pro SPAK dhe pasdite kundër SPAK. Berisha ka qenë në SPAK dhe ka shantazhuar prokurorët e SPAK për gjykimin që bëhet ndaj tij dhe tani pasdite dalin për çështjen Ballukun dhe protestojnë pro hetimeve të SPAK. Një qyterarë në këtë rast mund të jetë i habitur nga ky teatër që të bënë vetëm të qeshësh. Këta të PD duhet që ta ndajnë mendjen nëse janë pro apo kundër SPAK’, tha ai.
Spahiu tha se PD nuk përfaqëson asnjë kauzë, ndërsa theksoi se edhe SPAK mund të nxjerrë më shumë njerëz në shesh sesa Sali Berisha.
‘Pakënaqësi në Shqipëri ka, zhgënjimi me qeverinë është më i madh se protestuesit e Berishën. Nëse në shesh ai ka sot 300 njerëz, plus gazetarë dhe kameraman, njerëzit e pakënaqur në vend janë më shumë. PD nuk përfaqëson asnjë kauzë, Berisha u rikthye në PD, pasi u bë non grata. Elektoratin e nxjerr paradite tek SPAK dhe pasdite tek kryeministria.
Si mund ti përdorësh në këtë mënyrë elektoratin. Kush është rezultati i kësaj protestë. Për ballukun, ajo është e pezulluar. Ca kërkojnë këta kur lideri është nën hetim me akuzë më të rëndës se Balluku. Në kodin penal dispozita e Berishës është më e rëndë se Balluku. Pse njerëzit duhet që të dalin dhe të duartrokasin SPAK dhe jo PD. SPAK mund të nxjerr më shumë se Berisha në bulevard’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar edhe takimin e Ervin Salianjit, Ilir Alimehmetit me më të votuarit e Primareve ditën e sotme.
Ai tha se Berishën s’mund ta largojë nga PD një fraksion i tillë, ndërsa theksoi se gjysma vrapuan te Berisha për ta spiunuar si tradhtar partie Salianjin pas kafes me këtë të fundit.
'Salianji është politikan i ri dhe i pakonsumuar, ai s’është përfolur për korrupsion. Por iniciativa e tij do dështojë, kafja e tij me të pakënaqurit e Berishës ishte kafe me bisht sepse pas kafes me të gjymsa e tyre vrapuan tek zyrat e Berishën për ta spiunuar si tradhtar partie. Është e vështirë që një fraksion i tillë të largojë Berishën nga PD. Ajo parti është e destinuar që të rrudhet. Një parti që nuk mbledh në kryeqytet e ka humbur misionin e saj. Ajo s’ka as struktura dhe as degë, është paaftë që të bëjë protesta. Fakti që ata s’dolën as në fushatë në zgjedhjet e parakohshme lokale. Është parti në funksion të probleme të një politikani dhe për të penguar partitë e reja’, tha ai.
Juristi Kreshnik Spahiu, tha se kjo pjesëmarrje e ulët në protestën e PD duhet që të shfrytëzohej nga partitë e reja, të cilat sipas tij duhet që të sfidonin PD me një protestë paralele.
Spahiu theksoi se ky mund të jetë momenti për krijimin e një alternative të re politike.
‘Se kuptojë se si kjo pjesëmarrje e ulët nuk shfrytëzohet nga partitë e reja. Ato duhet që të ishin në një shesh tjetër për të sfiduar me një protestë më të madhe PD. Unë do ti bëja thirrje Lapajt, Shehajt, Qorit, Endri Shabanit, Dash Shehit dhe Alibeajt dhe çdo lëvizje të re që të bashkohen dhe të sfidojnë PD. Numri i protestuesve ka arritur në shifra që s’po dallohen kameramanët nga protestuesit dhe ky është momenti i artë për një alternativ të re politike. Ky është momenti i artë. Partitë e reja heshtin mendojnë se me intervista në media do të hyjnë në tregun politikë’, tha ai.
Komente












