TIRANE, 28 Dhjetor/ATSH/- Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi të dielën se akset rrugore kombëtare janë të kalueshme, por në disa prej tyre për qarkullimin e mjeteve është e domosdoshme pajisja me zinxhirë. në një njoftim për shtyp ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se është duke ndjekur me kujdes të veçantë situatën e akseve rrugore pas rreshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë 24 orëve të fundit e në vazhdim. Policia Rrugore e mbështetur edhe nga strukturat e policisë së rendit ka kaluar në shërbim të përforcuar për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve në të gjithë vendin.
Deri në orën 14:00 situata e kalushmërisë së akseve rrugore paraqitej si më poshtë:
Kukes - Në zonën e Kukësit orët e fundit janë shtuar dhe dëndësuar rreshjet e dëborës, megjithatë rrugët janë të kalueshme të gjitha. Rruga Kombit është e kalueshme me zinxhirë. Nga tuneli i Thirrës në drejtim te Kukësit ka reshje bore dhe shiu, por pa problem serioze per bllokim të qarkullimit e mjeteve. Trashësia borës në rrugë 10 cm. 6 borëpastrueset dhe Policia Rrugore në keto akse në gadìshmeri të plotë për të monitoruar trafikun dhe për të ndihmuar në çdo rast drejtuesit e mjeteve në vështirësi.
Diber - Në qarkun e Dibrës orët e fundit janë shtuar dhe dëndësuar rreshjet e dëborës, ndërsa akset rrugore jane të kalueshme me zinxhirë. Aksi Skuraj-Qafë Buall nuk ka probleme, bie vetëm shi. Me vështiresi kalohet rruga për Kalanë e Dodës e zonën e Gollobordës. Borëpastrueset janë në gatishmëri në aksin Bulqizë - Vasije.
Mirdite - Në zonën e Mirditës rrugët janë të kalueshme të gjitha. Rruga Kombit është e kalueshme, nga Fani e lart ka reshje borë dhe shiu, por pa problem për qarkullimin e mjeteve. Trashësia e dëborës në rrugë është 8 cm. Borëpastrueset dhe Policia Rrugore në aks janë në gadishmeri të plotë.
Puke - Në zonën e Pukës orët e fundit janë shtuar dhe dëndësuar rreshjet e dëborës. Në Qafë Mali kalohet me zixhirë. Janë në gadishmëri 6 borëpastruese. Shërbimet e Policisë Rrugore janë në rrugë dhe nuk lejojnë mjetet pa zinxhirë në këtë aks rrugor;
Korçe - Në gjithë akset rrugore të qarkut Korcë nuk ka probleme për kalushmerinë e mjeteve. Akoma nuk kanë filluar reshjet e dëborës. Janë marë masat me firmat e mirëmbajtjes së rrugëve dhe janë në pritje borëpastruset në Qafë-Thanë, Pllocë e Kapshticë, ku ka rreshje dëbore aktualisht.
Vlore - Në Qarkun e Vlorës nuk ka vështirësi. Në Qafë Llogara dhe në Qafë Muzinë ka rreshje dëbore jo të konsiderushme. Janë në gadishmëri 2 borëpastruese dhe ka patrulla të Policisë Rrugore gjatë të gjithë zonave problematike.
Në të gjithë vendin shërbimet e Policisë Rrugore janë prezente në akset rrugore kryesore për të monitoruar trafikun e mjeteve dhe për të parandaluar aksidentet rrugore. Në mënyrë të veçantë janë orientuar të ndihmojnë me këshilla drejtuesit e mjeteve për të mberritur të sigurt në destinacionet e tyre.
Policia Rrugore tërheq vemendjen për drejtuesit e mjeteve për të rritur kujdesin në rruge gjatë kalimit në të gjithe akset rrugore të vendit, të cilat janë në një mot të keq me rreshje të vazhdueshme shiu dhe dëbore. Perdorimi i rripave të sigurimit, sistemit të ndricimit dhe të sinjalizimit, shmangia e perdorimit te alkoolit dhe rritja e vemendjes së tyre ne drejtimin e mjetit dhe në pergjithesi zbatimi me rigorozitet i të gjithe nomave te sjelljes, janë kerkesa e vetme për tu plotesuar me qëllim shmangien e ngjarjeve aksidentale./a.gjonaj/ /a.g/










