TIRANË-Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënoi sot me forcë sulmet terroriste të Boko Haram mbi popullsinë civile në veri-lindje të Nigerisë, që kanë lënë pas qindra viktima të pafajshme dhe kanë shkaktuar shkatërrimin e dhjetëra fshatrave në vend, me pasojë shpërnguljen e popullsisë lokale.
"Akte të tilla cënojnë sigurinë dhe stabilitetin e Nigerisë, si dhe përkeqësojnë në mënyrë të vazhdueshme situatën humanitare në vend", thekson MPJ në deklaratën e  saj për shtyp.
Ministria e Punëve të Jashtme shpreh mbështetjen e saj për autoritetet dhe popullsinë nigeriane në përballimin e kërcënimit terrorist të Boko Haram dhe luftën kundër ekstremizmit./ATSH/