Greqia reagon ashpër në lidhje me shembjen e shtesës së kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. Madje e krahason veprimin e INUV me atë që po bëjnë xhihadistët e shtetit islamik me objektet e kultit në Siri dhe në Irak. “Shkatërrimi i vendeve të shenjta dhe atyre të kultit po bëhet së fundmi në zonën e Lindjes së Mesme dhe në Afrikën e Veriut nga xhihadistët. Sot ne pamë këtë gjë të bëhet dhe në Shqipërinë fqinje. Për lëvizjet e tjera të Greqisë me Shqipërinë e bashkësinë evropiane do informoheni së shpejti”, ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Greke Constantine Koutra. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama përmes rrjetit social facebook, duke kujtuar dhe njëherë se janë çështje të brendshme të Shqipërisë dhe ndërhyrja greke është e papranueshme.
“Ortodoksët shqiptarë janë qytetarë shqiptarë që kanë shtetin e tyre dhe hapësira e ushtrimit të besimit të tyre nuk është protektorat i asnjë shteti tjetër. Ashtu sikundër Kisha Autoqefale Shqiptare, çdo problem që ka pasur, ka apo do ketë me shtetin, e ka trajtuar, e trajton apo do ta trajtojë me shtetin shqiptar e me institucionet e tij. Prandaj, çdo ndërhyrje në këtë mes, është ndërhyrje e papranueshme në punët e brendshme të Shqipërisë. Shqipëria është një vend ku kisha ortodokse është në shtëpinë e saj e jo në shtëpinë e komshiut, po njësoj në shtëpinë e tyre janë edhe besimtarët ortodoksë të minoritetit grek. Që, e marrin meshën mes ortodoksëve shqiptarë dhe gëzojnë po njësoj si ata të njëjtën liri fetare, garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, reagon Rama.
Për të, këto të vërteta janë të qarta si drita e diellit e shosha e politikës së kujtdo apo e politizimit nga kushdo, të çfarëdo problemi në këtë mes s’mund të lejohet të dëmtojë cilësinë e lartë të marrëdhënieve ndërfetare në Shqipëri apo marrëdhënieve të shtetit e të qeverisë shqiptare me gjithë institucionet klerikale të Shqipërisë. “Marrëdhëniet e qeverisë sonë me klerin ortodoks dhe me përfaqësuesit e tij më të lartë, si edhe marrëdhëniet e mia personale me kryepeshkopin Anastas, kanë qenë gjithnjë të shkëlqyera. Mosdakordësitë krejt të natyrshme për ndonjë problem krejt periferik jashtë çdo natyre fetare nuk e zbehin shkëlqimin e kësaj marrëdhënieje e respektit të merituar që kleri ortodoks, ashtu si dhe çdo kler tjetër në Shqipëri ka marrë prej nesh. Gabojnë ata që në emër të Kishës Ortodokse e trajtojnë me fjalorin e ngarkuar të deklaratave të ditëve të fundit prishjen e asaj ngrehine pa lidhje me trajtën e me funksionet e një kishe”, tha Rama.
Për të, vetëm zoti është i pagabueshëm. “Jam i bindur se shumë shpejt do kemi mundësinë ta tresim bashkërisht, me mirëkuptimin e përhershëm, renë e përkohshme të këtij keqkuptimi të përfaqësuesve të Kishës Ortodokse ndaj nesh. Sepse s’ka mendje të arsyeshme që ta ketë të pamundur ta kuptojë se çka po bëhet në atë truall në Dhërmi është një punë fisnike, që ngre lart vlerat e fesë, të historisë e të trashëgimisë kulturore të atij vendi dhe të kësaj toke. Bashkia e Himarës do rindërtojë aty shëmbëlltyrën e kishës së vjetër të Dhërmiut dhe meriton vetëm përgëzime në synimin e vet, për ta bërë atë truall përçues të jehonës së një kohe e historie të shkuar që brezat po edhe vizitorët meritojnë ta përjetojnë”, tha ai.
Reagimet
Greqia
“Shkatërrimi i vendeve të shenjta dhe atyre të kultit po bëhet së fundmi në zonën e Lindjes së Mesme dhe në Afrikën e Veriut nga xhihadistët. Ne pamë këtë gjë të bëhet dhe në Shqipërinë fqinje”.
Rama
“Ndërhyrje e papranueshme në punët e brendshme të Shqipërisë. Jemi vend ku kisha ortodokse është në shtëpinë e saj e jo në shtëpinë e komshiut, dhe besimtarët ortodoksë të minoritetit grek”.
Shembja
Pas shumë debatesh dhe përplasjes dje rreth orës 4:30 është bërë e mundur shembja e plotë e shtesës së kishës së 'Shën Thanasit'. Forcat e INUV punuan gjatë natës për të prishur kishën, edhe pse banorët besimtarë u mblodhën për të mos lejuar prishjen.
/Shqiptarja.com