PRISHTINË - Ardian Arifaj, këshilltar i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtë të Kosovës, Hashim Thaçi, bëri të ditur se dje kanë marrë listën zyrtare nga autoritetet e Maqedonisë me emrat e të arrestuarve nga Republika e Kosovës. Sipas asaj liste janë 23 shtetas kosovarë që janë arrestuar në incidentin e armatosur në Kumanovë të Maqedonisë.
“Dje më në fund e kemi marrë një listë nga autoritetet maqedonase me emrat e 23 qytetarëve të Kosovës të cilët janë arrestuar në Kumanovë. Ambasada ka nisur menjëherë përpjekjet që së pari të vë kontakt nëse të arrestuarit kanë pranuar të kontaktohen nga ambasada – t’i shikojë nevojat e tyre, gjendjen shëndetësore, t’i njoftojë familjet e tyre dhe ta organizojë një vizitë familjare deri të premten”, tha Arifaj për Kallxo.com.
Ai tha se ende nuk kanë marrë asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet e Maqedonisë për shtetas të Kosovës të vrarë apo të plagosur gjatë konfliktit të armatosur në Kumanovë.
/Shqiptarja.com