Në një deklaratë për shtyp edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Shëipërisë jep vlerësimin e saj për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

“Ministria e Puneve te Jashtme pershendet marreveshjen historike te arritur sot ne Bruksel per normalizimin e marredhenieve mes Kosoves dhe Serbise, nenshkruar nga Kryeministri i Republikes se Kosoves dhe Kryeministri i Republikes se Serbise, me ndermjetesimin e Perfaqesueses se Larte, Baroneshes Ashton.

MPJ shpreh bindjen se kjo marreveshje, ne vijim te te tjerave te arritura ne dialogun mes dy vendeve, eshte jo vetem ne interesin me te mire te qytetareve te tyre, por do te kontribuoje edhe per nje bashkepunim me efikas mes te gjitha vendeve te rajonit, dhe per konsolidimin e paqes, sigurise e stabilitetit rajonal.

Kjo marrëveshje hap një kapitull të ri komunikimi dhe bashkëpunimi, por shenon dhe një hap të rëndësishëm përpara për njohjen emetejshme ndërkombëtare të Kosoves, për anëtarësimin e saj në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, vecanërisht për anëtarësimin e saj në BE dhe NATO.

MPJ inkurajon per zbatimin e plote te te gjitha marreveshjeve qe jane arritur ne dialogun mes dy vendeve, me kuraje dhe vendosmeri”, - thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

(ad.ti/shqiptarja.com)