Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreh dhimbjen e saj të thellë për ngjarjen e rëndë të rrëzimit të avionit të "Malaysia Airlines", ku humbën jetën rreth 300 pasagjerë nga vende të ndryshme.

Me këtë rast shumë të trishtuar, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë formulon ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të pasagjerëve që ndodheshin në bordin e avionit./ATSH/