Pesë përsona janë arrestuar nga policia italiane, pasi prej kohësh bënin namin me grabitje në lokalet dhe dyqanet e Romës. Banda e formuar nga tre shqiptarë, një kosovar dhe një egjiptian kishte vjedhur sende të ndryshme me vlerë totale 200 mijë euro.

Arrestimi i tyre u bë i mundur falë regjistrimeve të kamerave të sigurisë së njërit prej dyqaneve të grabitura.