Mposhtet Milani, humbet shansin
për vendin e parë, buzëqesh Juve

Mposhtet Milani, humbet shansin<br />për vendin e parë, buzëqesh Juve
Milani nuk di të fitojë. Kuqezinjtë nuk përfitojnë nga momenti i mirë që po kalonin në kampionat pas fitores me Juventusin duke humbur përballë Genoa-s me rezultatin e thellë 3-0.
 
Golat nga Genoa u shënuan nga Nikola Ninkovic, Leonardo Pavoletti dhe një autogol i Juraj Kucka vendosën fatin e ndeshjes.
 
Nëse Milani do të fitonte sonte do të merrte kryesimin e Serie A pas shumë viteve, të paktën edhe për një natë, pasi nesër do të zhvillojë Juventus ndeshjen e radhës.
 
Bardhezinjtë nesër kanë momentin më të mirë për të shlyer gabimin me Milanin, ndërsa kuqezinjtë rrezikojnë dhe vendin e dytë nëse fitojnë Roma dhe Napoli. 



d.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara