Mposhti 93 konkurente, shpallet “Miss Universe 2018”

Mposhti 93 konkurente, shpallet “Miss Universe 2018”

Miss Universe 2018, Catriona Gray

Catriona Gray është bukuroshja e cila u shpall zyrtarisht femra më e bukur në planet. 24-vjeçarja nga Filipine ka mposhtur 93 konkurrente dhe ka rrëmbyer kurorën e Miss Universe 2018, kompeticion i cili u mbajt në Bangkok të Tajlandës. Miss Afrika e Jugut, Tamaryn Green zuri vendin e shoqërueses së parë dhe Miss Venezuela, Sthefany Gutierrez ishte shoqëruesja e dytë.

Gray u lind në Queensland nga një baba australian dhe nënë filipine. Ajo ka më shumë se gjysmë milioni njerëz që e ndjekin në Instagram dhe njihet si një prezantuese televizive dhe modele. Catriona është e katërta që fiton kurorën për Filipinet Ajo që tërhoqi vëmendje të madhe në këtë garë bukurie ishte edhe Miss Spanja, Angela Ponce, e cila është konkurrentja e parë transgjinore në historinë e “Miss Universe”.

"Miss Spain", Angela Ponce 

“Unë po tregoj se gratë transgjinore mund të jenë gjithçka: mësuese, nëna, mjeke, politikane, madhe edhe Miss Universe,”- tha Ponce që nuk u klasifikua në Top20. Ndërkohë Shqipëria përfaqësohej me Trejsi Sejdinin, e cila deri para pak ditësh kryesonte sondazhet online për nga audienca që fitoi. Bukuroshja shqiptare fitoi çmimin "Kostumi më i mirë kombëtar", ku Missi shqiptar u shfaq e veshur me fustan të kuq dhe të zi si ngjyrat e flamurit.

"Miss Albania", Trejsi Sejdini 

1/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit

Nga mbërritja e Metës me dy gishta, te ‘selfie’ e përzemërta mes Elona Gurit dhe Kryemadhit