Mrekullia e arsyes, fëmijëria e Putinit dhe Nënë Tereza

Mrekullia e arsyes, fëmijëria e Putinit dhe Nënë Tereza

Presidenti rus Vladimir Putin e ka rrëfyer shpesherë shenjën që i ka lënë rruga: Në shtëpitë e komunalkajas ku u rrit, mbeti i shënjuar nga një leksion jete: “Nëse sherri është i pashmangshëm, qëllo i pari!”. Dhuna më tepër se varfëria; rruga, më shumë se familja, janë “mësuesit” e liderit të gjigandit me emrin Rusi.

Dhe tashmë në rrugëtimin drejt perëndimit të një moshe dhe karriere mbresëlënëse, lideri Putin duket se arsyeton si adoleshenti Putin: Qëllo i pari!

Gjuha e dhunës për fat të keq vazhdon të jetë “mësues” jo i mirë edhe tek ne. Rruga e logjikës, arsyes, dihet, është më e lodhshme, kërkon më shumë pasion, mundim, kohë, përkushtim. Eshtë raskapitëse të bindim një fëmijë; disa mjaftohen ta ndalojnë me një të goditur, më një ulërimë, me një shuplakë, me një dënim, me një grusht, duke shënuar përjetësisht vulën e dhunës, të padurimit, të zhgënjimit në karakterin e tij.

Mesa duket, kjo praktikë vazhdon të jetë e pranishme brenda mureve, në familje, në një komunitet qoftë shkollë, punë apo shoqëri dhe pastaj papritur të gjithë habitemi se ka individë që adhurojnë dhe nxisin luftën.

E madhja shqiptare, shënjtorja Nënë Terezë, ka lënë një pasuri të jashtëzakonshme për Njerëzimin dhe fjala dashuri është ajo që nuk është lodhur asnjëherë së përsërituri. Eshtë e qartë se ku mungon dashuria, vyshket arsyeja dhe logjika: “Nëse do të ndryshosh botën, shko në shtëpi dhe duaj familjen tënde!”

Presidenti Putin është një njeri i vetmuar. Duket nga tavolinat gjigande të tij, nga distancat që mban me këdo që takon në publik. Akulli që e ka pushtuar është më i ftohtë se çdo dimër në Siberi, zemra e tij është ngurtësuar siç ngrin e ngurtësohet dalë ngadalë çdo zemër lideri autoritar e jetëgjatë në pushtet.

Vetëm dora e Nënë Terezës mund t’i ofronte një ushqim të mirë e të ngrohtë, zemra e saj do të mund ta bënte që ai të ndjehej mirë në shtëpi. Fjalët e saj do të zinin vend menjëherë edhe pse mund të dukej tepër tepër vonë, por kush do t’ja përcjellë fjatët e shenjtores Presidentit Putin? Rreth tij është tepër ftohtë, nuk ka më asnjë njeri dhe të vetmuarit si puna e tij janë në çdo cep të Globit. Janë njerëz që kanë ngrirë pa dashuri.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë