Mrekullia e I e bamirëses shqiptare
Marcilio:"Si më shëroi Nënë Tereza”

Mrekullia e I e bamirëses shqiptare<br />Marcilio:
Me 4 shtator në Vatikan do të bëhet shenjtërimi i nënë Terezës. Inxhinieri brazilian Marcilio Haddad Andrino është dëshmia e mrekullisë së parë të humanistes shqiptare.
Dëshmia e tij ka qenë vendimtare për kanonizimin e murgeshës shqiptare e cila vdiq në vitin 1997.
 
Historia e brazilianit nis në vitin 2008, kur ai ishte në moshën 35-vjeçare. Mjekët diagnostifikuan 8 tumore në trurin e brazilianit duke humbur thuajse çdo shpresë.
 
Specialistët kanë vendosur të bëjnë ndërhyrjen kirurgjikale por menjëherë pasi është futur në sallën e operacionit, i rënë në gjendje kome ka hapur sytë duke pyetur se përse ndodhet aty.
 
Analizat zbuluan se pjesa më e madhe e sëmundjes së tij ishte zhdukur.
 
Ndjeva brenda meje paqe të brendshme por nuk e dija se çfarë po ndodhte”, thotë Marcilio kur përshkruan momentin e parë të shërimit të menjëhershëm.
 
Kur u ktheva në spital dhe pashë që im shoq ishte mirë dhe mund të fliste e dija se kjo ishte një mrekulli që i dedikohej Nënë Terezës”, thotë bashkëshortja e tij.
 
Kanë kaluar 9 vite dhe nuk ditë që kjo familje nuk falënderon Nënë Terezën për mrekullinë e jashtëzakonshme që bëri për ta, një histori e cila ka ndikuar drejtpërsëdrejti në shenjtërimin e Nënë Terezës me 4 shtator.



Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola

VIDEO/ Milani 'pa frena', mund Barcelonën në miqësoren me katër gola