Mrekullia e mjekësisë italiane/ Rindërtojnë zemrën e palestinezes 13 muajshe, vuante nga sëmundja e rrallë

Mrekullia e mjekësisë italiane/ Rindërtojnë zemrën e palestinezes 13 muajshe, vuante nga sëmundja e rrallë

Mjekësia italiane ka dëshmuar dhe një herë aftësitë mrekullibërëse të saj dhe profesionalizmin e lartë.

Kësaj radhe, në spitalin Gaslini në Genova, ka rritur të shpëtojë nga vdekja një 13-muajshe palestineze, duke i rindërtuar zemrën e saj, e cila ishte dëmtuar nga tetralogjia e Fallot, një patologji shumë e rëndë.

E mitura palestineze vuante nga një formë ekstreme e tetralogjisë së Fallot me atrezi pulmonare, mungesë të arteries pulmonare të majtë dhe një arterie pulmonare të vetme të djathtë të stenozuar.

Vajza e vogël mbërriti në Itali  e transportuar nga Forcat Ajrore italiane më 11 mars, si dhe e ndihmuar nga një ekip i specializuar në transportin e pacientëve nga Njësia e Kujdesit Intensiv Neonatal dhe Pediatrik ‘Gaslini’, e përbërë nga Dr. Andrea Moscatelli dhe infermierja pediatre. Morgana Bacherini. 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë