Gazetari Carlo Bollino, ka komentuar reagimin e mbrëmshëm të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për dhunën në Kongresin amerikan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bollino e cilësuan si 'mrekullinë' e parë të vitit 2021 faktin që Basha është shprehur si 'thellësisht i tronditur', ndërkohë që shqiptarëve i duken ato skena të ngjashme me ato që prej 7 vitesh ai së bashku me Berishën, Basha nxiti dhe udhëhoqi.

“Mrekullia e parë e 2021 ndodhi: lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha është “thellësisht i tronditur” nga skenat e dhunës në Uashington, edhe pse të gjithë shqiptarëve iu dukën tmerrësisht të ngjashme me skenat e dhunës që ai vetë bashkë me Sali Berishen nxiti dhe udhëhoqi dhjetëra herë në shtatë vite opozitë. Ndoshta për këtë arsye postimin me indinjatën e tij e ka shkruar vetëm në anglisht?” shkruan Bollino.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, përmes një postimi në Twitter u shpreh mbrëmë i shqetësuar për ngjarjet në SHBA dhe deklaroi se ka besim në forcën e demokracisë amerikane dhe institucionet e saj.

"Thellësisht i tronditur nga ngjarjet e natës së sotme në Uashington D.C Zgjedhjet demokratike, transferimi paqësor i pushtetit dhe sundimi i ligjit qëndrojnë në thelbin e demokracisë. Unë dhe bashkatdhetarët e mi kemi besim të patundur në forcën e demokracisë amerikane dhe institucionet e saj", ka shkruan Basha në Twitter.