Ujëvara e Engjëllit gjendet në lumin Churun, në shtetin federal Bolivar të Venezuelës dhe është cilësuar si ujëvara më e lartë në botë.

Ajo ka një lartësi të pabesueshme prej 979 metrash, ndërsa në fund është e gjerë 150 metra.

Kjo ujëvarë është rreth 15 herë më e lartë se ajo e Niagaras, lartësia e së cilës është 52 metra.

Kur fryjnë erëra të forta, ose kur niveli i ujit në lumin Churun është i ulët, ujëvara e Engjëllit shndërrohet në një re të pikave të ujit dhe shpesh ndodh që asnjë pikë e vetme të mos bjerë në tokë.

Perëndimi e zbul0i këtë perlë në vitin 1933, kur aventurieri dhe piloti akrobatik James Angel e kishte parë teksa po kërkonte ta gjente “Lumin e Artë”.

Ujëvara është emëruar sipas mbiemrit të “zbuluesit” të saj, James Angel (Engjëlli).

[gallery]23133[/gallery]

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com