Mrekullia e Zërave të Bardhë, vogëlushët dhe ‘zysh’ Sonila rrëfejnë të kënduarit në korin e Operas: Lumturohemi kur na duartrokasin

Natali është një nga vogëlushet e Korit të Zërave të Bardhë... që këtë mesjavë mbajtën në Teatrin e Operas koncertin me këngë festive “Kambanat e arta”...

I është bashkuar këtë vit grupit prej 41 fëmijësh nga mosha 6 deri në 13 vjeç të drejtuar nga sopranoja Sonila Baboçi...

“Kjo eksperiencë për mua është shumë e bukur! Më në fund mund të shpreh talentin tim në një skenë të madhe që më pëlqen shumë”, shprehet vogëlushja Natali Kaltanji.

Këtë mbrëmje festive holli i Operas është mbushur plot dhe publiku këndon e duartroket bashkë me vogëlushët.

“Ndihem shumë mirë kur të gjithë duartrokisnin për mua”, thotë më tej Natali.

Kori i fëmijëve prej krijimit në shtator të vitit 2022 është zgjeruar dhe ka shënuar mjaft arritje artistike... Kjo festë me 11 pjesë të përzgjedhura është një ndër to...

“Shpresoj që të arrijnë të mbarojnë shkollën për kanto dhe të futen këtu në Teatrin e Operas, se është brezi i ri është gjaku i ri që vjen !”, thotë sopranoja Sonila Baboçi, drejtuese e Korit të Zërave të Bardhë.

Prej 26 vjetësh pjesë e Teatrit, Baboçi ua ka rrëmbyer zemrat vogëlushëve.

“Janë zëra ëngjëllorë”, thotë ajo.

Edhe këtë mbrëmje ata arrijnë ta emocionojnë...

“Kur kanë kënduar ‘Ave Maria’ më emocionuan shumë, u përlota”, shprehet Baboçi.

 ‘Un poquito cantas’ është kënga e preferuar e më të voglës së korit, Eloi Memajt.

Ishte vetëm 5-vjeç kur iu bashkua korit që në zanafillë, së bashku me vëllain Rafaelin.

“Ndihem shumë mirë që jam pjesë e Korit”, thotë ajo.

‘Figlio d’arte’ Mattia Giampietro, nipi i kompozitorit Feim Ibrahimi, një nga talentet e reja të pianos në vend, që po ashtu është pjesë e korit...

“Të luash në instrument është shumë e vështirë por edhe të këndosh është interesante, kjo eksperiencë më pëlqeu shumë sidomos kur këndojmë në grup”, u shpreh i riu Mattia Giampietro.

Kori në koncertin  ‘Kambanat e arta’ pati si koncertmaestër Igli Rrapajn dhe u dirigjua nga Dritan Lumshi.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë