FILIPINE - Përpos shkatërrimeve dhe pasojave katastrofike që la pas tajfuni 'Hayian' në ishujt Filipine, një mrekulli ka ndodhur në një qytet të rrënuar.
Emily Sagalis qau lot gëzimi kur lindi vajzën e saj në një aeroport të shkatërruar nga tajfuni. Mes xhamave të thyer, objekteve të prishura, aeroporti u shndërrua në një qendër mjekësore të improvizuar.
Mamaja e vajzës së sapolindur tha se do t'i vendoste emrin Bea në nder të nënës së saj.

Mamaja e re 21-vjeçare pëshpëriti menjëherë pas lindjes se nëna e saj kishte humbur jetën nga tajfuni 'Hayan', kur një valë e madhe dallge e rrëmbeu atë, dhe kjo është arsyeja që do t'i vendosë vajzës emrin e nënës. Lindja e fëmijës në kushte të tilla rrënimi dhe trishtimi është një mrekulli dhe një shpresë e re për prindërit e saj.
"Bea rifilloi ciklin e jetës. Ajo është mrekullia ime. Unë mendova se do të vdisja bashkë me vajzën time në bark kur vala e dallgës erdhi dhe na mori të gjithëve", tha mamaja 21-vjeçare.
Kurse burri i saj, Jobert u shpreh se është një ditë feste për ta, por gjithashtu është dhe një ditë zie për ata që kanë humbur jetën.

(Valdi Gjini/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com