SKOCI- Kur Marie Clare Tully lindi djalin e saj Hector para kohe në vetëm 23 javë, mjekët vlerësuan se foshnja kishte ndoshta vetëm një ditë jetë. Ata e këshilluan nënën që t'i thoshte lamtumirë sepse kishte shumë pak mundësi për të mbijetuar.
Por Hector sfidoi shanset dhe 'fëmija mrekulli' e Marie Claire tani ka festuar ditëlindjen e tij të parë. 12 muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë, por nëna e tij thotë se ka qenë periudha më e lumtur e jetës së saj.
Hektori kaloi 259 netë të jetës së tij në spital pasi lindi me komplikacione të rënda për shkak të prematuritetit.

"Rasti i tij është unik në atë që ai ka komplikime shtesë për shkak të lindjes së tij të parakohshme," tha Marie për BBC.
Hector feston ditëlindjen e tij të parë
S.C/Shqiptarja.comKomente

