Mrekullitë e kualifikojnë në Champions, Pioli: Kundër Newcastle si finale! Tetë sfidat e mbrëmjes

Vetëm një mrekulli mund ta ndihmojë Milanin të kualifikohet në 1/8 e Champions League. Djalli luan sonte në transfertë kundër Newcastle dhe mundësia e vetme për të shpresuar kalimin e grupeve është fitorja. Megjithatë jo gjithçka është në dorën e kuqezinjve, pasi duhet që Dortmundi i kualifikuar dhe më shumë mungesa, të fitojë patjetër kundër Paris SG.

Trajneri Pioli i Milanit ka kërkuar që fokusimi të jetë vetëm për ndeshjen në Angli. Ai e ka cilësuar një finale ndeshjen me anglezët që duhet fituar me patjetër. Për këtë sfidë italianët kanë rikuperuar Leao-n, i cili do ta nisë nga fillimi, ndërsa fitorja me Neëcastle minimalisht do e dërgonte Milanin në Europa League.

Enigma tjetër e ndeshjeve të fundit në grup është në Portugali. Porto dhe Shakhtar përballen me njëra-tjetrën për biletën e fundit që të dërgon në 1/8. Të dy skuadrat janë me pikë të barbarta, ndërsa portugezët do të avanconin edhe më 1 barazim falë avantazhit në ndeshjet direkte. Sfida tjetër e grupit H luhet në Belgjikë mes Antëerpit që tani i ka mbyllur llogaritë si e fundit dhe Barcelonës së kualifikuar.

Në grupin E Atletico dhe Lazio që janë kualifikuar, përballen në Spanjë për vendin e parë, ndërsa ndeshja tjetër mes Celtic dhe Feeynord është pa objektiv. Holandezët do shkojnë në Europa League, ndërsa skocezët e kanë mbyllur të fundit.

Njëjtë është situata edhe në grupin G ku City i vendit të parë përballet me Crvenza Zvezdën e vendit të fundit, ndërsa Leipzig që ka siguruar kualifikimin si e dyta pret Young Bys që do shkojë në Europa League.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Plas sherri në lokalin në Elbasan, pasi pinë alkool, 3 të rinjtë rrahin të miturin! Kamerieri rreth 18-vjeçarin! Në hetim pronari

Plas sherri në lokalin në Elbasan, pasi pinë alkool, 3 të rinjtë rrahin të miturin! Kamerieri rreth 18-vjeçarin! Në hetim pronari